https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përurohet renovimi i soliterave – kryeshefja e MMC-së thotë se bashkëpunimi më Kosovën do të vazhdojë

Përurohet renovimi i soliterave – kryeshefja e MMC-së thotë se bashkëpunimi më Kosovën do të vazhdojë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, vajza e ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, ka marr pjesë në përurimin e renovimit të soliterave në lagjen Ulpiana në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

MCC ka ndarë 11 milionë euro për kursimin e energjisë ku 1 mijë shtëpi janë izoluar tërësisht dhe mbi 20 banesa shumë katëshe në shtatë qytete të Kosovës.

Albright me këtë rast tha se MCC ka bashkëpunim me 40 shtet të botës dhe se me Kosovën bashkëpunimi ka filluar në vitin 2017 duke investuar 49 milionë euro.

“Prej vitit 2004, MCC në bashkëpunim me 42 shtete të botës ka investuar 15 miliardë dollarë për të shtyrë përpara rritjen ekonomike dhe për të zvogëluar varfërinë”.

“Gjithashtu MCC dhe Qeveria e Kosovës kanë punuar bashkërisht për të shtyrë përpara furnizimin me energji elektrike”.

Ambasadori amerikan Jeffrey Hoveneir, tha se ShBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në kapërcimin e krizës energjetike.

“Qeveria amerikane është duke investuar në Kosovë për të zvogëluar këtë varësi që e ka nga thëngjilli dhe në afat të shkurtër është mënyra sesi mund të ndryshojë Kosova, prandaj na vjen mirë që jemi duke e ndihmuar për të rritur efiçencën”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Këtu e kemi një partneritet të fuqishëm ku 60 për qind është financuar nga MCC, 30 për qind nga komuna dhe 10 për qind nga vetë banorët përmes NPB-së”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ShBA-ja mbetet faktor kyç i bashkëpunimit në fushën e energjisë.

Sipas saj, në këtë kohë krize investimi në energji të pastër është tejet i nevojshëm.

“ShBA-ja kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë partnerët kyç në sektorin e energjisë, duke na ndihmuar në tranzicionin tonë energjetik, në burimet e ripërtritshme të energjisë por tani edhe në efiçencë”.

“Investime e tilla janë tejet të rëndësishme e posaçërisht në një kohë të tillë që po jetojmë, ku çmimet e energjisë janë kaq të larta dhe kursimi i energjisë është bërë kaq i rëndësishëm”.

ADVERTISEMENT

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se këto ndërtesa kanë paraqitur rrezik për jetën e qytetarëve, prandaj investimi do të vazhdojë edh enë pjesë tjera të qytetit.

“Kemi një ditë me rëndësi të madhe, për një kohë të madhe këto ndërtesa kanë qenë në me një pamje të keqe dhe me rrezikshmëri për qytetarët”.

“Këtë mundësi mundemi me marrë si koncept dhe me vazhduar punën në pjesë të tjera të qytetit”.

Petrit Selimi, kryeshef i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), foli për projektin dhe investimet në këto ndërtesa dhe në gjithë Kosovën, raporton EO.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kur kemi filluar rregullimin e këtyre ndërtesave, këto ndërtesa kanë qenë në rrezikshmëri për jetën për qytetarët, pra nga këto ndërtesa kanë ra pjesë metalike duke rreziku jetën e qytetarëve”.

“Për disa javë do të përfundojnë gjitha punimet”.

Poste të ngjashme

Kurti: Vendi s’ka rrugë tjetër përveç asaj drejt zgjedhjeve të reja????

Pashkët Ortodokse, Kurti me mesazh urimi për qytetarët

12/04/2026, 15:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook,...

Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi

12/04/2026, 15:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook,...

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

12/04/2026, 15:01

Dy persona janë arrestuar në fshatin Vranidoll të Prishtinës, pasi një mosmarrëveshje verbale mes tyre ka eskaluar në përleshje fizike....

Ilir Ferati: Sakrifica e dëshmorëve të Istogut, udhërrëfyes për brezat e sotëm

Ilir Ferati: Sakrifica e dëshmorëve të Istogut, udhërrëfyes për brezat e sotëm

12/04/2026, 14:56

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka përkujtuar sot Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, duke shprehur mirënjohje të thellë për...

“Drejtësia nuk mund të jetë selektive”, gazetarët e Kosovës i drejtohen BE-së dhe SHBA-së për procesin në Hagë

“Drejtësia nuk mund të jetë selektive”, gazetarët e Kosovës i drejtohen BE-së dhe SHBA-së për procesin në Hagë

12/04/2026, 14:52

Një grup gazetarësh nga Kosova i janë drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara me një...

Lajmi i fundit

Kurti: Vendi s’ka rrugë tjetër përveç asaj drejt zgjedhjeve të reja????

Pashkët Ortodokse, Kurti me mesazh urimi për qytetarët

12/04/2026, 15:18
Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi

12/04/2026, 15:03
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

12/04/2026, 15:01
Ilir Ferati: Sakrifica e dëshmorëve të Istogut, udhërrëfyes për brezat e sotëm

Ilir Ferati: Sakrifica e dëshmorëve të Istogut, udhërrëfyes për brezat e sotëm

12/04/2026, 14:56
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv