Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.
Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare, shkruan A2 CNN.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë. Nga 1 maj deri më 30 Shtator.
Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë qe 3 muaj me kontrolle. (A2 Televizion)







