https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pjetër Shala pretendon se Specialja ia shkeli të drejtat gjatë intervistimit të tij në Belgjikë

Pjetër Shala pretendon se Specialja ia shkeli të drejtat gjatë intervistimit të tij në Belgjikë
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja e Pjetër Shalës ka pretenduar se klientit të tij iu janë shkelur të drejtat humanitare kur është intervistuar dy herë në Belgjikë, një herë më 2016-ën dhe më 2019-ën. Kjo ka ngjallur polemikë me Prokurorinë Speciale, e cila synon ta dëshmojë të kundërtën. Çështja është dërguar për konsultim në Gjykatën e Apelit, e cila ka marrë një vendim jo krejtësisht të qartë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në parashtresën që ka parë Gazeta Insajderi, mbrojtja e Shalës thotë se ish-komandantit të UÇK-së gjatë kohës sa është intervistuar në Belgjikë nuk iu është treguar se në çfarë cilësie po pyetet dhe nuk iu është përmendur e drejta për përfaqësim ligjor falas. Ata kanë thënë se nuk është marrë parasysh as niveli i edukimit të Shalës.

“Shala argumenton se ai nuk ishte informuar siç duhet dhe në mënyrë adekuate për të drejtën e tij për t’u ndihmuar nga një avokat dhe për të drejtën për përfaqësim ligjor falas si para ashtu edhe gjatë intervistës. Lidhur me këtë, Shala pohon se vlerësimi nëse i akuzuari është mjaftueshëm i informuar për këtë të drejtë kërkon aplikimin e një testi subjektiv dhe se trupi gjykues nuk ka vlerësuar se ai ka të përfunduar vetëm arsimin e mesëm të ulët”, thuhet në parashtresë.

Duke iu referuar një intervistimi të Shalës në 2019 në Belgjikë, mbrojtja thotë se “gjuha e përdorur gjatë intervistës që i referohet “bla bla bla-ve të zakonshme” nuk ishte njoftim i duhur”.

Në anën tjetër, Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se Shala u informua siç duhet para secilit intervistim dhe se ai i kuptoi të drejtat e tij.

“Në lidhje me intervistën belge të vitit 2016, ZPS nënvizon se Shala ishte i rritur, nuk ishte i paraburgosur, kishte përvojë paraprake si i dyshuar në procedurë penale dhe kishte qasje me një përkthyes. ZPS argumenton se në kundërshtim me argumentet e Shalës, Trupi Gjykues me të drejtë arriti në përfundimin se atij i ishte dhënë mundësia për të kërkuar këshilla ligjore para dhe gjatë intervistës”, thuhet në parashtresë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përkundër pretendimeve të mbrojtjes, Apeli ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Shalës dhe ka mbyllur mundësinë e ri-apelimit.

“Si përmbledhje, edhe pse Paneli nuk pajtohet me mënyrën se si kërkesa për lidhjen shkakësore ndërmjet shkeljes së të drejtave të një të dyshuari dhe mbledhjes së provave është zbatuar nga Trupi Gjykues dhe konsideron se një kërkesë e tillë nuk parashikohet shprehimisht nga jurisprudenca e GJEDNJ , Paneli nuk ka identifikuar gabim ligjor dhe rrjedhimisht hedh poshtë çështjen…”, thuhet në njoftimin e Apelit.

ADVERTISEMENT

Sipas kësaj parashtrese, Shala është intervistuar dy herë në Belgjikë në cilësinë e të dyshuarit për drejtimin e një burgu të improvizuar ku supozohet se u keqtrajtuan njerëz.

Në rastin e Shalës, deri më tani janë dëgjuar 11 dëshmitarë. Gjykimi ndaj tij pritet të vazhdojë më 19 maj.

Poste të ngjashme

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse s’zgjidhet Presidenti

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse s’zgjidhet Presidenti

02/04/2026, 7:32

Me afrimin e datës së përmbylljes së mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, në diskursin publik është intensifikuar debati rreth procedurave...

S’dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në sallën e gjyqit në rastin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

S’dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në sallën e gjyqit në rastin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

02/04/2026, 7:25

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

01/04/2026, 20:05

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pas një plagosjeje me armë zjarri. Lajmin pë rmedia  e...

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

01/04/2026, 18:09

  Në një ceremoni të organizuar nga OSBE, Komuna e Podujevës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Mbrojtjen e...

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

01/04/2026, 17:58

Ishte një prej lojtarëve që bëri tifozët ta duanin Kosovën. Me golat e tij, ai kujtonte edhe legjendën Fadil Vokrri....

Lajmi i fundit

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse s’zgjidhet Presidenti

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse s’zgjidhet Presidenti

02/04/2026, 7:32
S’dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në sallën e gjyqit në rastin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

S’dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në sallën e gjyqit në rastin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

02/04/2026, 7:25
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

01/04/2026, 20:05
Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

01/04/2026, 18:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv