Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur të hënën në mëngjes në një këmbimore të kriptovalutave në lagjen Tophane në Prishtinë, raporton Gazeta online Reporteri.net.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00.
Sipas informatave të para, merr vesh gazeta online Reporteri.net, bëhet fjalë për dy plaçkitës të armatosur me armë të gjata dhe veshur me të zeza dhe helmeta në kokë.
Dëmi i shkaktuar nga kjo plaçkitje dyshohet të jetë rreth 50 mijë Euro.
Plaçkitësit janë larguar më pas me një motor për në drejtim ende të panjohur./Reporteri







