https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Plani franko-gjerman, Vjosa Osmani paralajmëron ardhjen në Kosovë të emisarëve të ShBA’së, Gjermanisë dhe Francës

Plani franko-gjerman, Vjosa Osmani paralajmëron ardhjen në Kosovë të emisarëve të ShBA’së, Gjermanisë dhe Francës
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar ardhjen në Kosovë të Emisarëve të ShBA’së, Gjermanisë dhe Francës, lidhur me planin franko-gjerman.

Osmani ka thënë se ata pritet të vijnë në pjesën e parë të janarit, për të dhënë përgjigje lidhur me pyetjet që ajo ka parashtruar rreth këtij plani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Një prej tyre edhe e zbuloi, ku tha se në këtë plan flitet për një lloj organizimi të serbëve dhe të drejta të serbëve në Republikën e Kosovës, mirëpo nuk sqarohet se çka saktësisht nënkuptohet me ato të drejta shtesë.

“…për të gjitha këto çështje që i kam shtruar, do të marrim përgjigje nga ana e emisarëve të tyre, nga këshilltarët respektivë, të cilët po besoj që në pjesën e parë të janarit do të vijnë në Kosovë dhe po besoj që të gjitha këto shqetësime që i kemi, t’i sqarojnë. Emisarët e Gjermanisë dhe Francës, por që besoj që në atë takim do t’u bashkohet edhe Emisari i ShBA’së, sepse për ne prezenca e Shteteve të Bashkuara është esenciale në këto takime”, ka deklaruar Osmani në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë thënë se në asnjë moment nuk do të përkrahin asnjë kërkesë, ku Kosovës i kërkohet të del jashtë Kushtetutës së saj.

“Aty flitet për një lloj organizimi të serbëve dhe të drejta të serbëve në Republikën e Kosovës, mirëpo nuk sqarohet se çka saktësisht nënkuptohet me ato të drejta shtesë, çka janë ato të drejta shtesë. Për ato çështje, ne kemi kërkuar përgjigje. Përgjigja që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që në asnjë moment ShBA’të nuk do të përkrahin asnjë kërkesë, ku Kosovës i kërkohet të del jashtë Kushtetutës së saj, pra këtë përgjigje shumë konkrete e kam marrë nga ShBA’të”, ka thënë Osmani.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sqarime thotë se ka kërkuar edhe nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Unë edhe në takimet që kam pasur me shtetet e BE’së kam kërkuar sqarime dhe premtimi që e kemi marrë në takimin që e kisha me Presidentin Macron dhe Kancelarin Scholz në Pragë, ishte që shumë shpejt ekipi i tyre do t ëvijë në Kosovë për të dhënë sqarime për të gjitha këto shqetësime që ata i kanë quajtur legjitime. Nuk kemi hyrë në atë detaje në atë takim…Nuk është që kanë thënë kërkojmë nga ju që të dilni jashtë Kushtetuës. Në asnjë moment nuk e kanë kërkuar një gjë të tillë”, tha Osmani./Reporteri.net

Poste të ngjashme

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se Republika e Kosovës nuk i përket veç një njeriu e një partie....

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12

Gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas saj, në...

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

10/05/2026, 18:10

Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së në Prishtinë, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha...

Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët

Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët

10/05/2026, 18:09

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova më nuk i tradhton asnjëherë aleatët. Kështu deklaroi ajo gjatë “tubimit...

Përqafim i ngrohtë mes Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut

Përqafim i ngrohtë mes Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut

10/05/2026, 18:08

Në “tubimin e bashkimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kreu i partisë dhe njëherit kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe...

Lajmi i fundit

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12
Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12
Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

10/05/2026, 18:10
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët

Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët

10/05/2026, 18:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv