https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Po luhet me zjarrin: Gazeta zvicerane shkruan për mundësinë e një ‘lufte të hapur’ mes Kosovës dhe Serbisë

Sulmohet KFOR-i amerikan në Leposaviq, një veturë godet automjetin zyrtar dhe ikë
Share on FacebookShare on Twitter

Në gazetën e famshme zvicerane Blick është botuar një shkrim në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai titullohet “Beogradi dhe Prishtina po luajnë me zjarrin”. Çka thuhet aty?

Përtej atyre që tashmë i dimë e i stërdimë, pra ngjarjeve politike në veri të vendit, kjo gazetë i ka kushtuar vëmendje edhe asaj që thonë ekspertët për çështjen në fjalë.

“Ushtria serbe dhe ekstremistët e së djathtës ekstreme u mblodhën në kufirin me Kosovën. Çka po fshihet prapa tensionimit? A është e mundshme lufta e hapur? Shpjegimet e ekspertëve për fuqinë e barutit në Ballkan.” – nis shkrimi në fjalë.

A mund të ketë luftë klasike mes Serbisë dhe Kosovës? – pra është dilema e shtruar nga kjo gazetë.

“KFOR-i është në gjendje alarmi. Koloneli Egon Frank, që drejton kontigjentin gjerman, ka deklaruar për “Die Welt” se ka një “rrezik permanent të përkeqësimit të situatës së sigurisë.” Një deklaratë e vetme nga Albin Kurti apo Aleksandër Vuçiqi mund të jetë e mjaftueshme…” – shkruan më tej kjo gazetë.

ADVERTISEMENT

Por, Blick në këtë shkrim të përgatitur nga Guido Felder ka cituar edhe politologë dhe ekspertë të Ballkanit që e përjashtojnë mundësinë e një lufte klasike.

Aty përmendet se si Serbia po të hynte në Kosovë do të duhej të ballafaqohej me KFOR-in, që ndodhet në vendin tonë me mijëra trupa.

Në anën tjetër, ka edhe një shpjegim politik.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Bashkësia ndërkombëtare, dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara, po kërkojnë një zgjidhje të shpejtë të negociuar. Dhe sa më e tensionuar situata, aq më shumë mund të presin dy qeveritë në Kosovë e Serbi për koncesione.” – citon Felder ekspertin Daniel Bochsler.

Kujtojmë se barrikadat në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në veri të vendit vazhdojnë në ditën e njëmbëdhjetë të tyre. Ato ishin vënë pas arrestimit të ish zyrtarit policor Dejan Pantiq. Por, tensionet veçse kishin qenë të larta edhe paraprakisht kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte provuar që të organizonte zgjedhjet e parakohshme lokale për datën 18 dhjetor.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Megjithatë, zgjedhjet ishin shtyrë nga presidentja e vendit Vjosa Osmani për në muajin prill të vitit tjetër.

Kryeministri Kurti ndërkohë gjatë ditës së djeshme ka ripërsëritur deklaratat e tij se po e priste KFOR-in që t’i hiqte barrikadat.

Poste të ngjashme

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

27/07/2026, 18:20

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e të dhënave në lidhje me situatën në pikat kufitare. Bazuar...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Tronditet Podujeva: Përleshja përfundon me plagosjen e dy personave, i dyshuari në arrati

27/07/2026, 10:03

Dy qytetarë janë plagosur me armë zjarri të dielën në Podujevë, pas një përleshjeje fizike mes disa personave. Sipas policisë,...

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

27/07/2026, 9:18

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët me ministrin e deleguar për Evropën...

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, ka bërë të ditur se procesi i shtrirjes së shërbimeve në...

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

26/07/2026, 16:00

Policia e Kosovës shënoi sot Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë, përmes një sërë aktivitetesh përkujtimore, në...

Lajmi i fundit

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

27/07/2026, 18:20
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Tronditet Podujeva: Përleshja përfundon me plagosjen e dy personave, i dyshuari në arrati

27/07/2026, 10:03
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

27/07/2026, 9:18
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv