https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Podujevë: Nxënësit Shkollës Fillore në Llapashticë të Epërme humbin gati dy muaj orët në gjuhë angleze

Podujevë: Nxënësit Shkollës Fillore në Llapashticë të Epërme humbin gati dy muaj orët në gjuhë angleze
Share on FacebookShare on Twitter

Nxënës të shkollës fillore ‘Naum Veqilharxhi’ të fshatit Llapashticë e Epërme në Komunën e Podujevës nga tetori nuk kanë mbajtur orët e gjuhës angleze pasi mësuesja kishte shkuar në pushim të lehonisë dhe për të nuk ishte sjellë ndonjë zëvendësim.

Drejtori i shkollës Musli Muqiqi në një deklarim për KALLXO.com bëri të ditur se për këtë lëndë konkursi është shpallur para një muaji dhe nga e hëna do vij mësuesja e re.

“Orët e gjuhës angleze nxënësit nuk i kanë mbajtur, mësuesja ka shkuar në pushim të lehonisë në fund të muajit shtator dhe Drejtoria Komunale e Arsimit nuk ka sjellë zëvendësim. Para një muaji është hapur konkursi dhe tani nga e hëna do vij mësuesja e re”- ka thënë ai.

Sipas drejtorit, sa i përket lëndës së gjuhës angleze, orët konsiderohen të humbura.

Ai tha se mësuesja që ka shkuar në pushim të lehonisë nuk e ka ditur që duhet të paralajmëroj se kur duhet të marr pushimin.

“Mësuesja ka qenë e re dhe nuk e ka ditur se duhet të paralajmëroj se kur planifikon të marr pushimin e lehonisë, prandaj kjo ka zvarritur edhe procedurën për zëvendësim”- tha ai.

Zoti Muqiqi tha se problem ka qenë edhe fakti që i ka zënë një konkurs që veçse ka qenë i hapur dhe nuk ka pasur mundësi për zëvendësim.

ADVERTISEMENT

Sipas tij, DKA duhet të ketë listën rezervë për apo të lejohen procedura më të përshpejtuara në këso raste.

Kurse, Avni Fetahu, drejtor i arsimit në Komunën e Podujevës për Kallxo.com arsyen për zvarritje të emërimit të një mësuesi zëvendësues e la tek procedurat e konkursit që zgjasin më shumë se një muaj.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Arsyeja e zvarritjes së procedurave është që me ligjin e ri po kërkohet një muaj njoftim publik për një konkurs dhe 15 ditë afati i aplikimit, pastaj procedura po i merr 2 muaj kohë.Si DKA kemi kërkuar që të lejohet procedurë më e përshpejtuar në raste si lehonia, sëmundje”- tha ai.

Ai madje theksoi se mësuesja ka njoftuar me vonesë se kur priste të merrte pushimin e lehonisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Mësuesja do duhej të bënte një paralajmërim për datat kur mund të dal në pushim, është dashur të njoftoj drejtorin e shkollës, pasi vetëm i ka tregu në telefon se është në pushim të lehonisë dhe kjo pastaj e ka vështirësuar procesin”- shtoi Fetahu.

Lidhur me orët e humbura drejtori i DKA-së në Podujevë deklaron ndryshe prej drejtorit të shkollës, sipas tij, zëvendësimi ka ndodhë me mësimdhënës që është staf i brendshëm.

“Mësuesja ka dal në pushim të lehonisë që 1 muaj e 20 ditë, ky mësuesi që po zëvendëson është po ashtu i gjuhës angleze por jo vetëm i asaj shkolle pasi janë dy shkolla në këtë fshat. Nuk mund të them se nxënësit i kanë marr të gjitha orët por një pjesë besoj që po”- tha ai.

Sipas të dhënave nga komuna e Podujevës, të dhënat përfundimtare të konkursit për mësues të gjuhës angleze janë publikuar më 30 nëntor ku si kandidat/e më i suksesshëm rezulton Urata Ademaj-Hoxha.

Sipas ligjit për pushimin e lehonisë, me prezantimin e certifikatës mjekësore gruaja e punësuar mund ta fillojë pushimin e lehonisë deri në dyzet e pesë 45 ditë para datës kur pritet të lindë; në periudhën prej njëzetetetë 28 ditëve para datës kur pritet të lindë, punëdhënësi me pëlqimin e gruas shtatzënë, mund të kërkojë që ajo ta fillojë pushimin e lehonisë, nëse punëdhënësi mendon se ajo punonjëse nuk është në gjendje që t’i kryejë detyrat e saj./Kallxo.com

Poste të ngjashme

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13

  Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të...

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe...

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të rëndësishëm diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar me hapjen e shtëpisë së...

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42

27 vite më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një kapitull të ri historik me hyrjen e forcave...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

12/06/2026, 14:38

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, është duke vazhduar në Qendrën e...

Lajmi i fundit

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36
Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27
27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv