Sot është pensionuar zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, Agim Veliu.
Me ceremoni solemne ai u përshëndet nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe zyrtarë tjerë komunalë, ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, i cili edhe e falënderoi zyrtarin Agim Veliu në emër të institucionit të Komunës për kontributin e dhënë si punëtor social në Komunën e Podujevës.
Kryetari Bulliqi për zyrtarin Veliu ndau një mirënjohje në shenjë respekti e falënderimi për punën dhe kontributin e tij në shërbim të qytetarëve, si dhe i dëshiroi shëndet të mirë dhe pensionim të rehatshëm pranë më të dashurve të tij.