Dje gjatë ditës janë arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore në Podujevë, pasi janë përleshur mes vete. policia i ka arrestuar personat, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Raporti policor:
“Podujevë 20.12.2022 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”







