
Me investimin nga ana e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport po bëhet edhe zgjerimi i hapësirës nga 220m2 ne 350m2, ku sportistët në hapësirën e renovuar do të mund të zhvillojnë stërvitje në kushte shumë më të favorshme.
Ky investim po vie pasi që shumë klube të arteve marciale të komunës sonë kanë korrur suksese në gara të ndryshme vendore e ndërkombëtare, si dhe përkushtimit të kësaj drejtorie në përmirësimin e kushteve infrastrukturore për sportistët llapjanë.
28.02.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim







