Një të miturit në fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevës, i është konfiskuar një armë zjarri dhe një karikator pa municion.
Policia ka kontrolluar gjithë shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka tjetër. Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Raporti policor:
Llapashticë e Poshtme, Podujevë 02.01.2023. Njësiti policor, nga i dyshuari mashkull kosovar i moshës se mitur, ka konfiskuar një arme zjarri dhe një karikator pa municion. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur diçka tjetër. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.







