Sot në Podujevë u mbajt turneu memorial i futbollit “Astrit Dehari”, ku morën pjesë aktivistë nga shumica e qendrave të Lëvizjes në Kosovë.
Ky turne, i cili tashmë është shndërruar në traditë, organizohet çdo vit në nderim të aktivistit të ndjerë Astrit Dehari, i cili kujtohet për angazhimin, përkushtimin dhe vlerat shembullore që la pas.
Edhe këtë vit, aktiviteti u zhvillua në një atmosferë sportive e miqësore, duke e kthyer kujtimin për Astritin në një ditë përbashkuese për të gjithë pjesëmarrësit.







