https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policët e bllokuar në Jarinje e Bërnjak tash e shtatë ditë, iu mungojnë gjërat elementare

Lirohen katër zyrtarët policor të bllokuar në Veri
Share on FacebookShare on Twitter

Prej shtatë ditësh, pjestarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të bllokuar në pjesën veriore të Mitrovicës, si pasojë e barikadave të vendosura nga serbët lokalë.

 

Këto barrikada u vendosën në shenjë proteste pikërisht nga serbët e veriut, të cilët synuan të pengojnë deportimin e Dejan Pantiqit, ish-polic serb, në Prishtinë.

 

Ndërkohë, pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak u mbyllen.

 

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Burime të Indeksonline pranë policisë atje bëjnë të ditur se policët që po punojnë në këto pika kufitare janë të njëjtit tash e shtatë ditë, prej kur filluan tensionet.

 

Ata po punojnë 24 orë në ditë, pa ndërrime, për shkak të bllokimit.

 

Të njëjtëve u kanë përfunduar rezervat ushqimore, teksa furnizimet me gjëra elementare po i bëjnë me mundësi minimale dhe me ushqim jo cilësor.

ADVERTISEMENT

 

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Indeksonline mëson se për shkak të këtyre kushteve të jashtëzakonshme të punës, ndihmuar këtu edhe nga kushtet e papërshtatshme atmosferike, policët kanë ngelur pa i ndërruar dhe pastruar uniformat e tyre.

 

Burime të Indeksonline thonë se interesimi i Qeverisë për të gjetur zgjidhje për këta policë dhe për t’i ndihmuar ata po mungon tash e sa ditë.

 

Burimet tregojnë që Qeveria, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, nuk është duke treguar kujdes dhe se si pasojë, policët atje edhe kanë rënë në peshë. Një informacion tjetër të cilin e merr vesh Indeksonline është edhe “kërcënimi” i policisë nga ana e MPB-së që nuk guxojnë të japin asnjë informacion për media./Indeksonline/

Poste të ngjashme

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13

  Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të...

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe...

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të rëndësishëm diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar me hapjen e shtëpisë së...

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42

27 vite më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një kapitull të ri historik me hyrjen e forcave...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

12/06/2026, 14:38

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, është duke vazhduar në Qendrën e...

Lajmi i fundit

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36
Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27
27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv