https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

​Policët e dorëhequr serbë nuk marrin paga, Gjuriq i suspenduar merr gjysmën e saj

​Policët e dorëhequr serbë nuk marrin paga, Gjuriq i suspenduar merr gjysmën e saj
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë zyrtarët policorë që kanë dhënë dorëheqje muajin e kaluar në veri të vendit, Policia e Kosovës u ka ndaluar pagat mujore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

50 për qind të pagës në muaj vazhdon ta merr vetëm Nenad Gjuriq, i cili ka qenë komandant i policisë për veri, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla arsyetoi pagesën për Gjuriqin, duke thënë se ai është i suspenduar.

Gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar për Administratë, ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se nga 574 zyrtarë policorë të dorëhequr, 80 prej tyre janë larguar nga Policia e Kosovës. Teksa theksoi se është një afat prej 1 muaji, kur zyrtari duhet të deklarohet për dorëheqjen dhe t’i dorëzojë veshjet.

“Çështjen e të dorëhequrve të zyrave policorë nga rajoni i veriut, janë 574. Prej tyre në momentin kur ata nuk janë shfaqur në oraret e rregullta të tyre të punës, normalisht që janë ndërprerë pagat. Pagat janë kompensim për punën që një zyrtarë i shtetit e realizon. 80 nga ta tashmë Policia e Kosovës i ka larguar nga shërbimi policor duke qenë se kanë pasur lëndë dhe procedura të hapura qoftë disiplinore qoftë penale… Ndërsa, janë 441 zyrtarë policorë që janë duke u kontaktuar nga zyrtarë të policisë së Kosovës me kërkesën që të deklarohen se kjo dorëheqje a është për shkak të presioneve qoftë fizike psikike apo të natyrave tjera… Pra, për të gjithë pagat janë ndaluar, meqenëse nuk janë dalë në punë. Ata të cilët për arsye të ndryshme që policia e Kosovës është duke vlerësuar rreth presionit dhe që kthehen, do të vazhdohet marrëdhënia e punës”, theksoi Sveçla.

ADVERTISEMENT

Këto komente ministri Sveçla i bëri gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar për Administratë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Për drejtorin e suspenduar, Nenad Gjuriq, Sveçla ka thënë se meqë është i suspenduar, ai vazhdon të paguhet me 50 për qind të pagës dhe se ai nuk ka ofruar dorëheqje.

“Sa i takon drejtorit rajonal të suspenduar, atij paga i vazhdon me 50 për qind, meqenëse është i suspenduar. Ai nuk ka ofruar dorëheqje dhe deri në momentin kur instancat e brendshme të policisë së Kosovës të marrin vendimin për të, ai vendim do të reflektoj edhe në pagën e tij”, tha ai. jo do të bëhet deri në një vendim tjetër të Policisë”, tha ai. Më 5 nëntor, të ftuar nga Lista serbe, u njoftua largimi i zyrtarëve policorë në veri të vendit.

Poste të ngjashme

U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për presidentin, reagon Haziri

U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për presidentin, reagon Haziri

15/04/2026, 16:27

Deputeti i Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve mediatike lidhur me një marrëveshje të mundshme...

Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

15/04/2026, 16:05

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve...

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Studenicës në Istog dhe masakrën e...

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e...

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari ka folur pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçar në vendin e punës, në...

Lajmi i fundit

U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për presidentin, reagon Haziri

U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për presidentin, reagon Haziri

15/04/2026, 16:27
Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

Podujevë: Themelimi i Këshillit të Pacientëve, Shpejtim Bulliqi nënshkruan marrëveshje me Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)

15/04/2026, 16:05
Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57
Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv