https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ja me çfarë ushqehen policët e bllokuar tash e 11 ditë në Veri

Ja me çfarë ushqehen policët e bllokuar tash e 11 ditë në Veri

Njesia speciale, polic, policia, serb, serbet, barikada, barrikada, politike, veri, veriu,

Share on FacebookShare on Twitter

Imer Zeqiri, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë se sot është dita e 11 prej kur disa zyrtarë policorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinje.

“Në realitet ata janë tu i kry detyrat e veta, pavarësisht rrethanave të krijuara, dhe pavarësisht që 11 ditë qëndrojnë në vendet e tyre të punës pa ndërprerë ditë edhe natë. Kjo është mëse urgjente. Përpos këtyre vështirësive që janë krijuar zyrtarët policorë po qëndrojnë me vullnet dhe moral të jashtëzakonshëm”, ka thënë Zeqiri në T7, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kanë ushqim rezervë, kanë edhe derivate, dhe mjete të tjera logjistike me të cilat kanë mundësi ti kryejnë detyrat e tyre zyrtare”, vazhdon ai rrëfimin për zyrtarë policorë me të cilët thotë se është çdo ditë në kontakt.

 

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Zeqiri thotë tutje se thirrja për t’i zëvendësuar ata është urgjente, derisa pyet “pse KFOR-i” po heziton që t’ju ndihmojë”, pasi ata mund të zëvendësohen vetëm me helikopter.

“Thirrja ime është urgjentisht, të veprohet në këtë drejtim para se të ndodh ndonjë krizë humanitare. Ata nuk qëndrojnë në kushte normale, ata po mbijetojnë vetëm për të kryer detyrën. Mandej kanë problem edhe edhe me higjenën personale”.

ADVERTISEMENT

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar edhe të shtunën se disa zyrtarë policorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinje.

“Bllokimi i rrugëve ka hyrë në ditë në tetë dhe si pasojë është cenuar lëvizje e lirë e qytetarëve dhe organeve të rendit dhe zyrtarët policor në Leposaviq dhe Jarinje kanë mbetur të bllokuar pa pasur mundësi t’ju bëhet ndërrimi sipas rregullave për funksionim normal”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Zyrtarët policor në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë”, vazhdon njoftimi.

Sindikata e Policisë i bën thirrje urgjente Presidencës, Qeverisë, KFOR-it, EULEX-it dhe ambasadave të QUINT-it që të bashkërendojnë veprimet dhe “menjëherë të krijohen kushtet për lëvizje të lirë dhe zyrtarëve policorë t’ju bëhet ndërrimi”.

Poste të ngjashme

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

07/08/2026, 21:43

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Marigona në Prishtinë. IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për Milot Balaj...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dyshohet për vetëvrasje në lagjen Marigona

07/08/2026, 21:35

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Marigona në Prishtinë. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se bëhet...

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Policia konfiskon armë, municion dhe një elektroshok në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

07/08/2026, 10:18

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të ndara të armëmbajtjes pa autorizim gjatë 24 orëve të fundit, në Podujevë,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Po ktheheshin nga Kosova, raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në aksident

06/08/2026, 21:32

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga...

E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

06/08/2026, 20:55

Shkencëtarët kanë kapur imazhe të sipërfaqes së Diellit me detaje të papara duke përdorur teleskopin diellor më të fuqishëm në...

Lajmi i fundit

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

07/08/2026, 21:43
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dyshohet për vetëvrasje në lagjen Marigona

07/08/2026, 21:35
Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Policia konfiskon armë, municion dhe një elektroshok në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

07/08/2026, 10:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Po ktheheshin nga Kosova, raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në aksident

06/08/2026, 21:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv