https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Polici Fahri Shala: Grupi që na sulmoi nga mbi 20 pozicione udhëhiqej nga Radoiçiqi

Polici Fahri Shala: Grupi që na sulmoi nga mbi 20 pozicione udhëhiqej nga Radoiçiqi

Në gjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë, polici Fahri Shala deklaroi se zyrtarët policorë ishin sulmuar nga më shumë se 20 pozicione të ndryshme, me armë të lehta dhe të rënda, ndërsa sipas tij, në bazë të informacioneve të publikuara në media dhe mënyrës së organizimit të sulmit, udhëheqës i grupit ishte Milan Radoiçiqi.

Dëshmitari dhe i dëmtuari, zyrtari policor Shala, tha se nga goditjet e armëve mes policëve dhe sulmuesve nuk kishte mundur të kuptonte nëse kishte puls rreshteri Afrim Bunjaku.

“E kam vendosur dorën në qafë, anën e djathtë, me shiku a ka puls rreshteri, por për shkak të gjuajtjeve, krismave, nuk kam mundur me kuptu”, deklaroi Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Shalës, paraprakisht kishin pranuar informacion se dy kamionë kishin bllokuar urën në fshatin Banjskë dhe, sapo ishin afruar për të verifikuar, kishte ndodhur një shpërthim i madh.

Gjithnjë sipas tij, pas shpërthimit kishin filluar menjëherë gjuajtjet nga sulmuesit në drejtim të zyrtarëve policorë, dhe për një moment kishte pyetur kolegët se a ishin mirë.

“A jeni mirë, se nuk e disha çka ka ndodhë, nuk kam marrë përgjigje, dhe diku 30 sekonda që kishim shkëmbim zjarri kam vazhdu te kamioni”, deklaroi Shala.

Tutje, ai tha se në këtë sulm kishte mbetur i lënduar rëndë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe se në tentativë për ta futur në automjet për ta dërguar në spital, sulmuesit vazhdimisht kishin shtënë me armë.

Sipas Shalës, gjuajtjet kishin ardhur nga më shumë se 20 lokacione, nga armë të lehta e deri te ato më të rënda.

Ai deklaroi se, bazuar në atë që ka parë dhe dëgjuar në media, ka kuptuar se udhëheqës i grupit ishte Milan Radoiçiqi.

“Në bazë të vendit që kanë zgjedhur në fshatin Banjskë, në bazë të avancimit që kanë bërë në drejtimin tonë, mbrapa këtij grupi terrorist, me epitet tek ta, dhe që mendoj se edhe përmes mediave kemi kuptu se organizator dhe bashkëpjesëmarrës i këtij rasti ka qenë Milan Radoiçiq, ku edhe vet e ka pranu”, deklaroi Shala.

Dëshminë e dha edhe zyrtari tjetër policor, Sedat Dushi, duke rrëfyer se rreshterin Bunjaku e kishin epror dhe se kishin marrë detyra dhe urdhra nga ai që lidheshin me punën.

Sipas Dushit, në natën kritike, rreth orës 2:35 apo 2:40, kishin shkuar në fshatin Banjskë pas një informacioni se dy kamionë kishin bllokuar urën.

Ai shtoi se ndryshe nga herët e tjera kur kishin shkuar në atë fshat, këtë herë ishte ndriçim shumë i madh në pjesën e urës, ndërsa më tej mbizotëronte errësira.

Sipas tij, sapo ishin afruar te kamionët, kishte ndodhur një shpërthim i madh.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

“Nga ai detonim aq i fuqishëm, më duket se jam ngritur nga toka, na ka humb ballancimi,” deklaroi Dushi.

Ai tha se kishte goditur dritat për të mos u zbuluar nga sulmuesit, pasi vendndodhja e policëve ishte shumë e ndriçuar.

Dushi deklaroi se për një moment gjatë gjuajtjeve kishte vërejtur një dron, të cilin, përkundër përpjekjeve për ta goditur, nuk kishte mundur ta rrëzonte.

Sipas tij, me të kuptuar se rreshteri Bunjaku kishte humbur jetën, ishte ndjerë i tronditur dhe i thyer për një moment.

Tutje, Dushi tha se nga detonimi kishte humbur dëgjimin në shkallën prej 30 për qind, sipas mjekëve.

ADVERTISEMENT

Në fund, ai deklaroi se, edhe pse Policia e Kosovës i kishte ofruar pushim apo transferim në një stacion tjetër policor, ai kishte insistuar të rikthehej te kolegët me të cilët, siç tha, në natën kritike ishin ballafaquar me një sulm të madh.

Pas përfundimit të dëshmisë së Dushit, gjykimi u ndërpre dhe do të vazhdojë gjatë muajit korrik.

Post Views: 139

Poste të ngjashme

Përurohet kabineti i shkencave natyrore në Shkollën “Shefki Kuleta” në Bellopojë

Përurohet kabineti i shkencave natyrore në Shkollën “Shefki Kuleta” në Bellopojë

13/06/2025, 14:33

Përurohet kabineti i shkencave natyrore në Shkollën “Shefki Kuleta” në Bellopojë Nxënësit e Shkollës “Shefki Kuleta” në Bellopojë do të...

Gjendet i vdekur mërgimtari nga Ferizaj, konfirmohet nga Policia

Gjendet i vdekur mërgimtari nga Ferizaj, konfirmohet nga Policia

13/06/2025, 14:29

Avni Agushi, 72 vjeçari nga Ferizaj është gjendur i vdekur. Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësi Kanun Veseli e ka konfirmuar...

Zidane kandidat kryesor për postin e trajnerit të Francës

Zidane kandidat kryesor për postin e trajnerit të Francës

13/06/2025, 12:50

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, ka lënë të kuptohet se Zinedine Zidane mund të jetë trajneri i...

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

13/06/2025, 12:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Tokio, është takuar me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba, të cilin...

Ministri i Mbrojtjes Maqedonci nis vizitën në SHBA, nderon ushtarët amerikanë

Ministri i Mbrojtjes Maqedonci nis vizitën në SHBA, nderon ushtarët amerikanë

13/06/2025, 12:44

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me...

Lajmi i fundit

Përurohet kabineti i shkencave natyrore në Shkollën “Shefki Kuleta” në Bellopojë

Përurohet kabineti i shkencave natyrore në Shkollën “Shefki Kuleta” në Bellopojë

13/06/2025, 14:33
Gjendet i vdekur mërgimtari nga Ferizaj, konfirmohet nga Policia

Gjendet i vdekur mërgimtari nga Ferizaj, konfirmohet nga Policia

13/06/2025, 14:29
Zidane kandidat kryesor për postin e trajnerit të Francës

Zidane kandidat kryesor për postin e trajnerit të Francës

13/06/2025, 12:50
Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë

13/06/2025, 12:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv