Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga disa të shtëna në mesnatë në Loznicë të Serbisë.
Mediat në Beograd fillimisht raportuan se policia serbe kishte gjetur pasaportën e të dyshuarit i cili ishte Artan Hajrizi, por që më vonë rezultoi të jetë vëllai i tij Faton Hajrizi, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës.
I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen e policëve nuk ishte i regjistruar në vendkalimet administrative e as në pikat kufitare, duke qenë se është gjetur një letërnjoftim gjerman, për këtë arsye policia serbe ka kontaktuar me kolegët gjermanë dhe po bëhen kontrolle.
Sipas taksistit, marrëveshja ka qenë gjoja për ta çuar atë në një hotel në pronësi të siç tha taksisti i arrestuar, Marko Markoviq.
Sipas “Novosti”, Policia e ka pyetur taksistin, “a nuk ishte e dyshimtë se kë dhe ku po e çoje”, për të cilën ai nuk u përgjigj saktë dhe qartë.
Po ashtu, thuhet se ai po e transportonte një shqiptar të shpallur në kërkim dhe i cili donte të kalonte në Bosnje dhe Hercegovinë.







