Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot, në një lokal në Malishevë, shkruan Gazeta Demos.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Sheremet Elezaj.
Elezaj për Demos tha se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar derisa është arrestuar i dyshuari për të shtënat.
Krejt çka mundem me të thënë tash është se rreth orës 14:00 në rrugën ”Ibrahim Mazreku” është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendngjarje, e në lidhje me këtë rast është arrestuar një person. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar’’, tha Elezaj për Demos.