Policia e Kosovës edhe sot është duke zhvilluar një aksion në komunën e Kaçanikut, ku sipas mediave lokale, i njëjti ka të bëjë me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, raporton GazetaDemos.
Duke u bazuar në të njëjtat informacione, nga ky aksion pritet të ketë edhe të arrestuar tjerë që tashmë nga organet e rendit janë të dyshuar si të implikuar në krimin e rëndë të lartëcekur.
Deri më tani, në prangat e Policisë për vrasjen e rëndë që tronditi vendin, janë arrestuar shtatë personave.
Ndaj tyre, është mbajtur edhe seanca e parë, ku iu është shqipyuar dënimi fillestar prej një muaj paraburgim.