https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia e Shqipërisë pas arrestimit të Noizyt dhe Dj-it: Do ekstradohen në Kosovë

Policia e Shqipërisë pas arrestimit të Noizyt dhe Dj-it: Do ekstradohen në Kosovë

Reperi i njohur Noizy dhe Dj i tij Bahtjar Bajraktari janë arrestuar në mesnatë në një klub nate, teksa performonin në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit arrestimi i tyre u bë i mundur nga operacioni i koduar “Fast”, pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

ADVERTISEMENT

Noizy dhe Dj i tij akuzohen për dhunën ndaj personazhit të TikTok Medi Iseni, pasi e akuzon për ‘’lëndime të rënda trupore’’ në një klub nate në Kosovë.

Më herët Noizy ka reaguar në rrjetet sociale, ku përmes një shkrimi në Instagram ai shprehet ky denoncim është i padrejtë dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur. Këngëtari ka kërkuar ndjesë për personat që janë shqetësuar nga reagimi i tij, pasi siç thotë ai, “nuk është përballur më parë me situata të tilla”.

Poste të ngjashme

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31

Një vdekje e dyshimtë është denoncuar të ketë ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Sipas burimeve të...

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

31/01/2026, 20:13

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, është rrahur nga Valon Ademi, biznesmen nga Shqipëria që ka...

Kaq delegatë kanë votuar pro dhe kundër dorëheqjes së Abdixhikut

Kaq delegatë kanë votuar pro dhe kundër dorëheqjes së Abdixhikut

31/01/2026, 18:50

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në votim kanë marrë pjesë...

Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar

Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar

31/01/2026, 17:42

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në kryeqytet. Sipas policisë, tre persona janë...

U nderua 29-vjetori i rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

U nderua 29-vjetori i rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

31/01/2026, 17:13

  Sot, me rastin e 29-vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, u zhvilluan homazhe...

Lajmi i fundit

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31
Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

31/01/2026, 20:13
Kaq delegatë kanë votuar pro dhe kundër dorëheqjes së Abdixhikut

Kaq delegatë kanë votuar pro dhe kundër dorëheqjes së Abdixhikut

31/01/2026, 18:50
Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar

Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar

31/01/2026, 17:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv