Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi të Prishtinës.
Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime.
- “Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti për Insajderin.







