Pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Gjilanit, ku një person mbeti i vrarë pranë një kompleksi banesash, Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para për këtë rast tragjik.
Komunikata e plotë:
Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri.