https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia konfirmon djegien e tri veturave në Veri, jep detaje

Policia konfirmon djegien e tri veturave në Veri, jep detaje
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka konfirmuar se edhe tri vetura të tjera janë djegur në veri. Sipas PK-së një qytetar i nacionalitetit serb nga Leshaku i Leposaviqit, ka raportuar në ora 03:10 se tri veturat e tij janë përfshirë nga zjarri.

Veturat sipas PK-së nuk ishin të regjistruara me targa të ligjshme të Kosovës.

“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, tha zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Për djegien e këtyre tri veturave gjatë ditës shkroi edhe shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela.Vela.

Ai ka fajësuar strukturat ilegale të Serbisë, të cilat sipas tij po targetojnë qytetarët për të cilët Serbia po konsideron se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes”.“Strukturat ilegale të Serbisë tani po targetojnë serbët lokalë që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”.

“Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar Vela.

Ndryshe, më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave.

Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS.

Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Poste të ngjashme

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

27/03/2026, 15:59

  Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu Të shtunën më 28 mars 2026 shënohet...

Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

27/03/2026, 9:25

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës, ku akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara. Në orën 02:00...

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

27/03/2026, 9:19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet të mbahet të Hënen do të ndajë 500 mijë euro shpërblim...

Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

27/03/2026, 9:04

Mediumi i njohur spanjoll Marcai ka kushtuar vëmendje të veçantë suksesit historik të Kosova, pas fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në...

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

QKMF-ja në Podujevë pranon donacion një autoambulancë

24/03/2026, 17:57

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë sot ka pranuar një autoambulancë, të cilën e ka dhuruar bashkatdhetari,...

Lajmi i fundit

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Organizohen homazhe në 27-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

27/03/2026, 15:59
Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

Këtë të dielë ora ndërrohet, zhvëndoset 60 minuta përpara

27/03/2026, 9:25
Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

27/03/2026, 9:19
Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

Fitorja e Kosovës bën jehonë të madhe në Spanjë, gazeta Marca i kushton artikull të veçantë

27/03/2026, 9:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv