Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka informuar mediat për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Si pasojë, katër persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Insajderi.
“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.