https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia për veturat që u dogjën në Zubin Potok: Kishin regjistruar targat një javë më parë

Policia për veturat që u dogjën në Zubin Potok: Kishin regjistruar targat një javë më parë

Në orët e para të së enjtes, dy vetura me targa RKS janë djegur në Zubin Potok. Fillimisht për këtë njoftoi shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ndërsa detaje ka dhënë Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Policia e Kosovës ka thënë se sot rreth orës 08:15, dy persona kanë shkuar në stacionin policor në Zubin Potok dhe kanë raportuar se gjatë natës u janë djegur veturat e tyre private, që i kishin regjistruar rreth një javë më parë me targa RKS.

“Më 30.03.2023, rreth orës 08:15, në stacionin policor në Zubin Potok janë paraqitur dy ankues meshkuj/kosovar të nacionalitetit serb dhe kanë raportuar se gjatë natës, konkretisht rreth orës 02:30, nga persona të panjohur iu janë djegur dy veturat e tyre private me targa të Republikës së Kosovës (RKS), sipas tyre të regjistruara rreth një javë më përpara.”

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Policia njofton se veturat e tyre kanë qenë të parkuara në lagjen e tyre, para shtëpive të tyra.

“Palët ankuese raportojnë  se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit. Pas pranimit të informacioneve njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore si dhe janë njoftuar ekspertë të zjarrit.”

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është njoftuar prokurori kompetent.

Rasti është inciuar si “zjarrvënie”.

ADVERTISEMENT

“Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen e rasteve të tilla, shtimin e patrullimeve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.”

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka shkruar në Tëitter se strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve në Zubin Potok.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat RKS janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Vela.

Poste të ngjashme

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42

KosovaMed Healthcare ka dhuruar donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Ky donacion përfshin: 2x Oxygen Concentrator 5L,3x...

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

18/03/2026, 22:57

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll. Për pasojë jetën e ka...

Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

18/03/2026, 18:45

  Velbert, mars 2026 – Një ngjarje e rëndësishme kulturore do të mbahet më 30 mars në qytetin e Velbertit...

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

18/03/2026, 12:51

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”, sot në Pejë është vendosur gurëthemeli i kompleksit sportiv “Qendra Nacionale...

Pamje nga aksidenti i rëndë me fatalitet në Vranidoll

Pamje nga aksidenti i rëndë me fatalitet në Vranidoll

18/03/2026, 8:21

Aksident i rëndë në Vranidoll të Prishtinës, dyshohet për të vdekur, një motoçikletë është përplasur me mermerët që neodhen afër...

Lajmi i fundit

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42
E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

18/03/2026, 22:57
Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

18/03/2026, 18:45
Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

18/03/2026, 12:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv