https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia po heton djegien e dy kamionëve të vendosur në barrikadë te “Kërrshi i Dudës”

Policia po heton djegien e dy kamionëve të vendosur në barrikadë te “Kërrshi i Dudës”
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka konfirmuar djegien e dy kamionëve që ishin vendosur në barrikada te vendi i njohur si “Shkëmbi i Dudës”.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Ata kanë thënë se ky rast po hetohet.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mëngjesin e sotëm raportohet se dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur.

Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërrshi i Dudës”. Për shkaqet e diegies nuk dihet ende asgjë.

Kamionët u vendosën si barrikadë në Zveçan dy ditë më parë.

Megjithëkëtë largimi i barrikadave është paralajmëruar që të fillojë sot në mëngjes. Por diçka e tillë nuk është parë ende të ketë ndodhur.

Barrikadat nga veriu pritet të hiqen sot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e së mërkurës ka thënë se është çështje orësh largimi i barrikadave, duke thënë se nëse nuk ndodhë kjo, “do të ketë veprim të menjëhershëm”.

Osmani në “Rubikon” ka deklaruar se barrikadat do të largohen, “pas koordinimit me aleatët e vendit”.

“Por mund të them se pikërisht për shkak të kooridnimeve me aleatët tanë, është çështje orësh heqja e barrikadave, dhe nëse nuk largohen ato, do të ketë veprim të mënjehrshëm të dakorduar, të institucioneve tona.” – tha ajo.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Edhe nga pala serbe kanë deklaruar se barrikadat mund të nisin të hiqen mëngjesin e së enjtës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se barrikadat do fillojnë të hiqen mëngjesin e së enjtes, pasi sipas tij, “serbët ia pranuan propozimin.

Radio Evropa e Lirë raporton se Vuçiq, pas takimit në Rashkë me serbët nga Kosova, ka thënë se barrikadat hiqen deri pas 48 orëve.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat.” – ka thënë ai.

Kosovo-Online ndërkaq, citon Vuçiqin të ketë thënë se “i la serbët të marrin vendimin e tyre”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“I kam lutur, i kam lënë vetëm të marrin një vendim dhe më pas më kanë dorëzuar atë që kanë hartuar në barrikada. Serbët nuk besojnë në institucione.” – ka thënë Vuçiq.

ADVERTISEMENT

Ai tutje ka vazhduar: “Barrikadat do të largohen, por jo edhe mosbesimi”.

E tensionet në veri janë ngritur që nga nëntori, kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës. Por, tensionet kulmuan me vendosjen e barrikadave më 10 dhjetor./Nacionale

Poste të ngjashme

Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet

Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet

10/05/2026, 16:12

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka njoftuar se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jetë në listën e...

LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propagandë

LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propagandë

10/05/2026, 16:10

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për, siç e quan ajo, sulmin e organizuar kibernetik dhe fushatën...

Nesër takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Fokus te dialogu Kosovë-Serbi

Nesër takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Fokus te dialogu Kosovë-Serbi

10/05/2026, 16:09

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë më 11 maj një takim të...

KQZ-ja certifikon grupin e tretë me 39 subjekte politike dhe 380 kandidatë

Zgjedhjet e 7 qershorit: Partitë e reja kanë afat vetëm edhe sot për aplikim

10/05/2026, 14:19

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se edhe sot partitë e reja kanë afat për aplikim. Ai...

Protesta e fermerëve të qumështit, Haradinaj kërkon ndërhyrje urgjente

Protesta e fermerëve të qumështit, Haradinaj kërkon ndërhyrje urgjente

10/05/2026, 14:18

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj protestës së fermerëve, të cilët derdhën qumësht në rrugë dhe lumenj si...

Lajmi i fundit

Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet

Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet

10/05/2026, 16:12
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propagandë

LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propagandë

10/05/2026, 16:10
Nesër takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Fokus te dialogu Kosovë-Serbi

Nesër takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Fokus te dialogu Kosovë-Serbi

10/05/2026, 16:09
KQZ-ja certifikon grupin e tretë me 39 subjekte politike dhe 380 kandidatë

Zgjedhjet e 7 qershorit: Partitë e reja kanë afat vetëm edhe sot për aplikim

10/05/2026, 14:19
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv