Media serbe “Radio Gorazhdeci” ka njoftuar që nga mëngjesi i sotëm, një operacion policor ka qenë duke u zhvilluar në fshatin Suhogërllë, në komunën e Skenderajt.
Sipas banorëve të Suhogërllës, oficerët e policisë mbërritën në fshat rreth orës 6 të mëngjesit, pas së cilës u krye një kontroll në disa lokacione.
Me atë rast, u arrestuan pesë persona, inicialet e të cilëve janë RK, NT, PT, ST dhe GT.
Për momentin, siç theksojnë ata, nuk ka informacion zyrtar në lidhje me arsyet e veprimit apo për akuzat e mundshme.
Gjatë kontrollit të fshatit u sekuestrua një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe municione.






