https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pranohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, ish-deputeti Alqi Bllako kthehet në burg

Pranohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, ish-deputeti Alqi Bllako kthehet në burg
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Alqi Bllako, rikthehet në burg, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila pranoi ankimimin e Prokurorisë së Posaçme SPAK ndaj vendimit të Shkallës së Parë për ta kaluar Bllakon në “arrest shtëpie”.

Pala mbrojtëse pretendonte se lehtësimi i masës së sigurisë ishte i drejtë pasi SPAK-u kishte përfunduar të gjitha veprimet hetimore dhe se ish-deputeti nuk kishte rrezikshmëri shoqërore, as mundësi të dëmtonte provat, apo t’i shmangej hetimit.

Ndër argumentet e paraqitura në seancën e 6 tetorit, kur u vendos edhe kalimi i Bllakos në “arrest shtëpie”, ishin paraqitur edhe rrethanat familjare të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nevoja e tij si kryefamiljar në përkujdesjen e tre fëmijëve të mitur.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos në fund të muajit mars të këtij vit, pas dyshimeve ndaj tij për “korrupsion” dhe “shpërdorim të detyrës” gjatë procedurës tenderurese për impiantin e plehrave ose inceneratorin e Fierit. Prokuroria pretendon se nga hetimet rezulton që, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, pak orë pasi SPAK i kërkoi Kuvendit autorizim për ta arrestuar. Sipas SPAK, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me llojin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori, duke mashtruar Këshillin e Ministrave, si edhe ka përfituar ryshfet për favorizim të paligjshëm të kompanisë koncensionare. /Telegrafi/

Poste të ngjashme

Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë

Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë

13/10/2026, 14:31

Policia e Kosovës ka identifikuar 15 vetura të paregjistruara që qarkullonin në rrugë publike në rajonin e Podujevës, brenda vetëm...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pritet arrestimi i një politikani të njohur në Kosovë

13/10/2026, 14:25

Skena politike vendore në Kosovë pritet të marr kahje tjetër në ditët në vijim. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur...

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

E rëndë, ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi

13/10/2026, 10:31

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK. Viktima ishte dërguar me urgjencë në spital vikendin që lamë pas...

U mor në pyetje nga hetuesit policorë, Prokuroria lëshon një urdhër për Gani Gecin

U mor në pyetje nga hetuesit policorë, Prokuroria lëshon një urdhër për Gani Gecin

13/10/2026, 7:14

Prokuroria Themelore në Prishtine e ka ndaluar për 48-orë Gani Gecin, ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raportoi bazuar në...

Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

12/10/2026, 21:29

Gazetari Lirim Mehmetaj ka sqaruar për herë të parë rrethanat e përfshirjes në një konflikt me familjen Geci. Ka thënë...

Lajmi i fundit

Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë

Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë

13/10/2026, 14:31
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pritet arrestimi i një politikani të njohur në Kosovë

13/10/2026, 14:25
“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

E rëndë, ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi

13/10/2026, 10:31
U mor në pyetje nga hetuesit policorë, Prokuroria lëshon një urdhër për Gani Gecin

U mor në pyetje nga hetuesit policorë, Prokuroria lëshon një urdhër për Gani Gecin

13/10/2026, 7:14
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv