https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Presidenca jep detaje për takimin e Osmanit me zyrtarin e lartë të DASH-it, Derek Chollet

Presidenca jep detaje për takimin e Osmanit me zyrtarin e lartë të DASH-it, Derek Chollet
ADVERTISEMENT

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të udhëhequr nga zyrtari i lartë Derek Chollet, i shoqëruar nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes Spencer Boyer, si dhe përfaqësues të tjerë të Departamentit të Shtetit dhe ambasadës amerikane.

Presidentja Osmani dhe Chollet kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara, aleatin kryesor të Republikës së Kosovës, si dhe janë angazhuar për fuqizimin e mëtejmë të  bashkëpunimit ndërmjet  dy shteteve. Presidentja Osmani ka falënderuar z. Chollet për angazhimin proaktiv të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut, duke theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani tha se marrëveshja përfundimtare, e cila duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, dhe arritjen e paqes së qëndrueshme dhe afatgjate në rajon. “Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-të, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, tha Presidentja Osmani.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në takim me Chollet, Presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, duke potencuar aleancën dhe afërsinë e theksuar të Serbisë me Rusinë dhe rreziqet që paraqet ky raport jo vetëm për Kosovën, por edhe për aleancën euroatlantike. Presidentja Osmani theksoi se me mbështetjen e Rusisë, Serbia vazhdon të jetë forcë destabilizuese dhe kërcënim për paqe të qëndrueshme në rajon.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Presidentja Osmani në takim me delegacionin e lartë amerikan, konfirmoi partneritetin historik dhe të pathyeshëm në mes të SHBA-ve dhe Kosovës, ndaj pikërisht kjo është një bazë e fortë për rritjen e bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe atë ekonomike. Bazuar në nismën e saj për Dialog Strategjik ndërshtetëror me SHBA-të, të iniciuar formalisht nga Presidentja Osmani para gjashtë muajsh, u shpreh gatishmëri për përshpejtimin e këtij procesi në përfitim të qytetarëve të të dy shteteve.

Poste të ngjashme

LAJMI I FUNDIT: Përplasen fizikisht në studio Nezir Kraki e Parim Olluri

LAJMI I FUNDIT: Përplasen fizikisht në studio Nezir Kraki e Parim Olluri

11/11/2025, 22:04

Në emisionin “Pressing” ndodhi një incident mes Nezik Krakit nga partia Guxo dhe gazetarit Parim Olluri, i cili për pak...

U ekzekutua në Rinas sapo mbërriti nga Barcelona, kush është Gilmando Dani?

U ekzekutua në Rinas sapo mbërriti nga Barcelona, kush është Gilmando Dani?

11/11/2025, 16:10

Gilmando Dani, një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, u vra kwtw tw martw në një atentat...

Në Galerinë e Qytetit në Podujevë është hapur ekspozita “The Glass Room – Misinformation Edition”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian në Kosovë

Në Galerinë e Qytetit në Podujevë është hapur ekspozita “The Glass Room – Misinformation Edition”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian në Kosovë

11/11/2025, 15:52

Ekspozita “The Glass Room” Zbardhë Ndikimin e Dezinformatave në Jetën e Përditshme në Kosovë Në kuadër të programit të Bashkimit...

Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

11/11/2025, 15:32

Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë në afërsi të Rinasit. Siç shihet...

Aksident me fatalitet në Bresje, vdes i riu Mentor Zmajlaj

Aksident me fatalitet në Bresje, vdes i riu Mentor Zmajlaj

11/11/2025, 11:47

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 01:00 në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë. Klankosova.tv ka...

Lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: Përplasen fizikisht në studio Nezir Kraki e Parim Olluri

LAJMI I FUNDIT: Përplasen fizikisht në studio Nezir Kraki e Parim Olluri

11/11/2025, 22:04
U ekzekutua në Rinas sapo mbërriti nga Barcelona, kush është Gilmando Dani?

U ekzekutua në Rinas sapo mbërriti nga Barcelona, kush është Gilmando Dani?

11/11/2025, 16:10
Në Galerinë e Qytetit në Podujevë është hapur ekspozita “The Glass Room – Misinformation Edition”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian në Kosovë

Në Galerinë e Qytetit në Podujevë është hapur ekspozita “The Glass Room – Misinformation Edition”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian në Kosovë

11/11/2025, 15:52
Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

11/11/2025, 15:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv