https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Presidenca suedeze po punon nё gjetjen e formulёs për Kosovën, drejt anëtarësimit në BE

Presidenca suedeze po punon nё gjetjen e formulёs për Kosovën, drejt anëtarësimit në BE

Opening the debate on BREXIT

Komisioni Evropian ёshtё shprehur i gatshëm qё tё punojë nё dosjen e aplikacionit tё Kosovёs pёr status kandidati nё Bashkimin Evropian, mirёpo nё mёnyrё qё puna tё fillojë, duhet pëlqimi i tё gjitha shteteve anёtare tё BE-sё.

Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian, komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka pranuar se pёr shkak tё pesëshes mosnjohёse, ka probleme ligjore dhe kjo ndikon nё qasjen e institucioneve evropiane ndaj statusit tё Kosovës.

“Kosova ka aplikuar për anëtarësim dhe tash Presidenca Suedeze është duke i shqyrtuar opsionet. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm të kryejmë punën tonë, e kjo është të përgatisim mendimin për status kandidati por vendimi nuk na takon neve, Komisionit por Këshillit tё BE-sё“, ka shpjeguar komisionari Varhelyi, transmeton RTK.

Presidenca suedeze, siç merret vesh akoma po punon nё gjetjen e formulës e cila do mundësojë dhënien e mandatit Komisionit Evropian qё tё nisё punёn nё opinion pёr gatishmёrinё e Kosovës qё tё bёhet shtet kandidat.

Angazhimi mё i madh, siç shpjegojnë zyrtarët e kёtushёm bёhet me shtete mosnjohёse tё cilat kanё fuqinё qё tё bllokojnё procesin. Mirёpo nga ana tjetёr ekzistojnë mundësitё procedurale qё kjo tё mundësohet e jodosmodoshmёrisht tё deklarohen pёrfaqёsuesit e pesëshes mosnjohёse por njёkohёsisht tё lejojnё procedurat nё lidhje me aplikimin e Kosovёs pёr status kandidati.

Koncensusi ku shtetet nuk kanё nevojё tё deklarohen doemos pro, por mjafton mos të jenё kundёr ёshtё, sipas shumё burimeve, formula ideale qё tё çohet tutje aplikimi i Kosovës pёr BE.

ADVERTISEMENT

Mirёpo, siç nёnvizojnё zyrtarёt e kёtushёm, nё mёnyrё qё tё inkurajohen shtetet mosnjohёse nё kёtё drejtim, janё tё nevojshme ato qё cilësohen sinjale pozitive e qё kryesisht kanё tё bёjnё me dialogun me Serbinë. Andaj edhe mendohet se lёvizjet nё dialog njёkohёsisht mundёsojnё edhe lëvizjet pozitive me aplikim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Njё mesazh tё ngjashëm sot e përcolli edhe komisionari Varhelyi i cili porositi se “Rruga evropiane e Kosovës, sikur edhe ajo e Serbisë, shkon përmes dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dorëzuar më 15 dhjetor 2022 Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit, duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim [në BE]”, tha Kurti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kjo, tha ai, është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.

Ai tha se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita të vetë shtetit dhe se nuk kërkon ndonjë “derë anësore” ose “procedurë të shpejtë” për këtë qëllim.

Ceremonia u mbajt në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa dokumentin e aplikimit e pranoi ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Mikulash Bek.

Aplikimi për anëtarësim në BE është vetëm hapi i parë i një procesi që mund të zgjasë me vite.

Poste të ngjashme

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22/12/2025, 14:46

Vetë para pak castesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë. Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur...

Lajmi i fundit

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv