Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka inkurajuar institucionet përgjegjëse që të jenë të kujdesshme rreth raporteve me aleatët ndërkombëtarë. Ajo ka thënë se Kosova nuk mund të ecë përpara e vetme duke shtuar se suksesi i Kosovës nuk mund të arrihet pa aleatët e saj.
E pyetur për refuzimin e zv/kryeministri Bislimi për takimin e 27 shkurtit në Bruksel thotë se zbatimi i rregullores mund të zgjidhet nuk do të duhej të bëhej temë fare.
“Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, nuk është dashur të bëhet çështje fare. Jam e bindur se nëse ka vullnet me një takim mund të dalin me hapa konkret…”, u shpreh presidentja.
Thotë se dialogun me Serbinë më së shumti e ka dëmtuar mungesa e ekuilibrit, ndërsa këta muaj janë vendimtar sipas saj për shkak të zgjedhjeve në BE.
“Kosova është nën masa të padrejta. Serbia përkundër aktit të agresionit nuk ka pësuar asnjë masë të vetme. Kjo inkurajon Serbinë të vazhdojë me destabilizim”, tha Osmani.
Derisa heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës presidentja e lidh direkt edhe me mbajtjen e zgjedhjeve në veri për të cilat ka thënë se do t’i shpallë ato menjëherë pas përfundimit të procedurave në KQZ dhe konfirmimit të largimit të kryetarëve të këtyre katër komunave.







