Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër në Kuvend do ta bëjë adresimin e saj të rregullt vjetor si presidente e vendit.
Zyra për Informim e Presidencës, përmes një komunikate për media, njofton se adresimi i Presidentes Osmani fillon prej orës 9:30, në seancën e Kuvendit, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, konform Kushtetutës, do të bëjë adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim. /Reporteri.net/.