Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj pasditen e së dielës në Prishtinë
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Insajderi.
“Prishtinë / 07.07.2024 – 17:35. Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.







