https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Priten rrebeshe shiu e breshër në gjithë rajonin, do të përfshihet edhe Kosova

Parashikimi i motit për fundjavë

Pas një dite relativisht stabile dhe me reshje krejtësisht të pakta që pritet sot, gjatë natës dhe të dielën do të kemi ndryshim dhe destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me ardhjen e vranësirave lokalisht të dendura që do të sjellin reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Reshje fillimisht do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do të kapin shumë territor dhe pritet të fillojnë në pjesë të veriperëndimit dhe veriut të Shqipërisë dhe Mal të Zi, pastaj pritet të përhapen gradualisht në disa pjesë të Kosovës gjatë natës dhe mëngjesit të së dieles.

Lokalisht gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë edhe kushte për zhvillime të fuqishme konvektive apo vertikale dhe si pasojë mund të ketë shtrëngata të fuqishme lokale me rrebeshe intensive shiu dhe normalisht në disa rajone pritet të ketë breshër.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Më së shumti reshje gjatë dy ditëve të ardhshme priten në veri të Shqipërisë deri te pjesët qendrore paksa më në jug dhe po ashtu edhe në pjesë të Republikës së Kosovës mund të ketë reshje mjaft të dendura dhe nuk përjashtohet mundësia për vërshime të shpejta lokale. Reshjet nuk do të jenë pa ndërprerje, por do të vijnë në valë dhe herë pas here varësisht nga zhvillimet në atmosferë.

Më pak reshje atmosferike priten në pjesë të jugut të Shqipërisë dhe juglindje të Maqedonisë së Veriut, por sipas të gjitha gjasa të gjitha viset do të kanë të paktën një valë reshjesh të dendura.

ADVERTISEMENT

Rrebeshe shiu priten së pari të fillojnë diku në veri apo veriperëndim të Shqipërisë për të ardhur pastaj në pjesë të Kosovës gjatë mëngjesit të së dieles. Gjatë ditës së diele herë pas here mund të kemi reshje të dendura në disa pjesë të Kosovës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përderisa tetorit po i afrohet fundi dhe po vjen fillimi i muajit të njëmbëdhjetë 11, fillimi i Nëntorit sipas shumë gjasave na premton një mot dukshëm më të ngrohtë për shkak se priten rrymime të fuqishme ajrore nga jugu e jugpërëndimi.

Pra, e diela dhe e hëna sjellin reshje të herëpashershme të cilat në disa zona mund të sjellin probleme afatshkurtra sepse mund të ketë intensitet të lartë të reshjeve dhe po ashtu mund të kemi rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Të hënën pasdite përmirësim i motit, ndërsa një valë të re kalimtare reshjesh shiu e bore në zonat e larta malore mund të kemi edhe të martën./MeteoBallkan

Poste të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Moti sot, i vranët dhe me reshje shiu

07/11/2025, 7:59

Instituti Meteorologjik ka njoftuar për ndryshime të lehta në situatën meteorologjike, të cilat do të reflektohen më së shumti gjatë...

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

Moti sot me temperatura deri në 16 gradë Celsius

05/11/2025, 8:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Parashikimi i motit për sot

Sot mot me shi në Kosovë

28/10/2025, 8:11

Gjatë natës shtim i vranësirave dhe reshje shiu e bore në zonat e larta malore. Në jug të Kosovës priten...

Diell, vranësira e shi, mot i paqëndrueshëm në fundjavë

Diell, vranësira e shi, mot i paqëndrueshëm në fundjavë

25/10/2025, 6:10

Moti përgjatë fundjavës pritet të jetë i luhatshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se përgjatë ditës së shtunë pritet...

Sot mot me vranësira dhe intervale me diell, priten edhe riga shiu

Sot moti i vranët dhe me shi

14/05/2024, 8:08

Sot vranët e me shi Më shumë vranësira parashihen për ditën e martë, me mundësi për riga shiu qysh orëve...

Lajmi i fundit

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

10/12/2025, 10:51
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Podujevë: Arratiset i dyshuari që po kontrabandonte dele

10/12/2025, 9:27
Admir Jashari nga shkolla “Fan S. Noli” renditet në top 30 finalistët e “Vizato Vijen”

Admir Jashari nga shkolla “Fan S. Noli” renditet në top 30 finalistët e “Vizato Vijen”

10/12/2025, 9:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një person, u rrëzua nga një lartësi prej tri metrave

10/12/2025, 8:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv