https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Prizrenasi ia lë fajin fqinjit e më pas i “kujtohet” se ku i ka fshehur paratë dhe arin

Prizrenasi ia lë fajin fqinjit e më pas i “kujtohet” se ku i ka fshehur paratë dhe arin

Një person nga fshati Kushnin i Hasit në Prizren më 16 shkurt ka raportuar për një vjedhje të rëndë në oborrin e shtëpisë së tij, ku i kishte groposur në tokë stoli ari me vlerë 6-7 mijë euro dhe para rreth 26 mijë euro.

“Ankuesi  ka deklaruar se para se te shkoj në Bosnje me date 17.12.2022 për një vizite mjekësore, pasi që gjithë familjen e ka atje, i kishte groposur në toke, në oborrin e tij dy “teglla”  (tasa ) xhami me stoli ari me vlerë 6 deri 7 mijë euro dhe para 26.000 euro (njëzetë e gjashtë mijë).”

Pas disa ditësh, ankuesi u ka thënë zyrtarëve policorë se dyshon të fqinji i tij, të cilin e kishte angazhuar që të kujdeset për pulat.

Mirëpo, më 25 shkurt, pronari ka thënë se e ka kontrolluar edhe një herë dhe më pas i ka gjetur, duke thënë se i është ngatërruar vendin.

“Me datë 25 shkurt pronari i sendeve te vjedhura ka raportuar se pasi që  edhe një here ka kontrolluar vendin e ka gjete  edhe enën tjetër me para, në vendin ku e ka gropos, herën e parë kur i ka kërkuar parat e ka ngatërruar vendin”, thuhet në njoftim të Policisë.

Njoftimi i plotë:

Gjendet para dhe ari me vlere rreth 33 mijë euro, të raportuara si të vjedhura në Kushnin të Hasit- Prizren

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Prizren, 27  Shkurt  2023

Me date 16.02.2023, një qytetar nga fshati Kushnin i Hasit-Prizren ka raportuar një  rast vjedhje e rende që dyshohet se i kishte ndodh në oborrin e shtëpisë së tij.

Ankuesi  ka deklaruar se para se te shkoj në Bosnje me date 17.12.2022 për një vizite mjekësore, pasi që gjithë familjen e ka atje, i kishte groposur në toke, në oborrin e tij dy “teglla”  (tasa ) xhami me stoli ari me vlerë 6 deri 7 mijë euro dhe para 26.000 euro (njëzetë e gjashtë mijë).

Pasi që është kthyer nga Bosnja me datën 14.02.2023, ka dashur që të i nxjerr stolitë e arit dhe shumen e parave që i kishte groposur, por përveç një ene  me stoli ari që e ka gjete, sipas tij, mungonte ena tjetër me para ( 26.000 euro).

Rasti nuk është hap menjëherë pasi që është dashtë të kryhen hetime preliminare dhe mbledhjen e dëshmive tjera lidhur me rastin.

Me date 22.02.2023 në Stacionin Policor Prizren, ka ardhur përsëri ankuesi, i cili ka deklaruar se vjedhjen e parave dhe stolive të arit dyshon se e ka kryer një i dyshuari –fqinjë i tij, të cilën ankuesi para se të shkonte në Bosnje ka deklaruar se e ka angazhuar që të kujdeset për pulat e tij.

ADVERTISEMENT

I dyshuarit , i cili pranon se gjate kohës sa ankuesi  kishte shkuar në Bosnje, e kishte angazhuar që të kujdeset për pulat e ankuesit, por mohon kategorikisht se e ka kryer ketë rast të vjedhjes.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në lidhje me rastin dhe deklaratat e marra, veprimeve hetimore në teren është informuar prokurori kujdestar/ departamenti për krime të përgjithshme , i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “ vjedhja e rende” ,  të kryhen veprime hetimore në drejtim të ndriçimit të rastit, ndërsa i dyshuari për momentin të lirohet në procedure të rregullt.

Me datë 25 shkurt pronari i sendeve te vjedhura ka raportuar se pasi që  edhe një here ka kontrolluar vendin e ka gjete  edhe enën tjetër me para, në vendin ku e ka gropos, herën e parë kur i ka kërkuar parat e ka ngatërruar vendin.

Poste të ngjashme

Teksa Osmani po jepte “live” lajmin për heqjen e masave, i ndërhynë Edi Rama: Është meritë e kësaj gruaje

Teksa Osmani po jepte “live” lajmin për heqjen e masave, i ndërhynë Edi Rama: Është meritë e kësaj gruaje

17/12/2025, 23:21

    Gjatë transmetimit “live” të lajmit për heqjen e masave ndaj Kosovës, presidentja Vjosa Osmani u përshëndet nga kryeministri...

Dronët turq në Kosovë, Osmani-Vuçiqit: S’mund ta kërcënosh Turqinë si fqinjët tuaj

Osmani: Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit pres një qasje më konstruktive mes partive

17/12/2025, 20:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka lavdëruar homologun e saj amerikan, Donald Trump, për mbështetjen e tij ndaj paqes...

Veliu për vendimin e ri për targat: Kur ShBA janë të zhgënjyer, nuk ka koment aty

Agim Veliu i reagon Abdixhkut, pasi ky i fundit i tha se e ka derën e hapur në LDK

17/12/2025, 20:29

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka vendin e tij në Lidhjen...

Podujevë: I mituri kapet në flagrancë me armë zjarri, përfundon në Polici

Dy policë të lënduar gjatë ndërhyrjes në një rast demolimi në Drenas

17/12/2025, 8:53

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime pasi kishin hasur në një person i cili po demolonte dhe po thyen­te dritaret...

Moti përgjatë kësaj fundjave

Debat edhe për motin – 20 gradë, demantohet zyrtari i ASHNA për temperaturat që do të mbizotërojnë

17/12/2025, 8:43

Meteo Kosova, një platformë meteorologjike në vend, ka demantuar menaxherin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Sherif Gosalci, i...

Lajmi i fundit

Teksa Osmani po jepte “live” lajmin për heqjen e masave, i ndërhynë Edi Rama: Është meritë e kësaj gruaje

Teksa Osmani po jepte “live” lajmin për heqjen e masave, i ndërhynë Edi Rama: Është meritë e kësaj gruaje

17/12/2025, 23:21
Dronët turq në Kosovë, Osmani-Vuçiqit: S’mund ta kërcënosh Turqinë si fqinjët tuaj

Osmani: Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit pres një qasje më konstruktive mes partive

17/12/2025, 20:33
Veliu për vendimin e ri për targat: Kur ShBA janë të zhgënjyer, nuk ka koment aty

Agim Veliu i reagon Abdixhkut, pasi ky i fundit i tha se e ka derën e hapur në LDK

17/12/2025, 20:29
Podujevë: I mituri kapet në flagrancë me armë zjarri, përfundon në Polici

Dy policë të lënduar gjatë ndërhyrjes në një rast demolimi në Drenas

17/12/2025, 8:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv