Punëtorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme tani e tuje nuk do të shërbehen në ambientet e bufesë brenda kësaj ministrie, si shkak i papastërtisë dhe produkteve pa afat që janë gjetur.
Në një inspektim që e ka kryer Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është konstatuar se kushtet higjienike në këtë bufe kanë qenë jo të mira, prandaj është vendosur të mbyllet.
Demokracia.com nga burime brenda AUV-it ka mësuar se bufeja e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk i ka plotësuar kushtet higjienike.
Demokracia.com ka dërguar pyetje në AUV për ta konfirmuar edhe zyrtarisht këtë, por deri në publikimin e shkrimit nuk kanë kthyer përgjigje.
Po ashtu, Demokracia.com ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të marrë më shumë informacione, por as ky institucion deri më tani nuk është përgjigjur.