https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Profesionistët shëndetësor: Qeveria po manipulon me shifra, buxheti s’përmirëson gjendjen në shëndetësi

Profesionistët shëndetësor: Qeveria po manipulon me shifra, buxheti s’përmirëson gjendjen në shëndetësi

Shëndetësia për vitin 2023 do ta ketë një buxhet më të lartë, se viteve paraprake. Buxheti  i ndarë për shëndetësinë për vitin 2023  është 296 milion euro. Ndërkaq në vitin 2022 ishte 198 milion euro.

Për mbulimin e Listës së barnave esenciale janë buxhetuar 60 milionë euro. Kjo sipas MSH-së, e shoqëruar me punën që tashmë ka nisur për revidimin e listës së re të barnave esenciale, që do të ketë standarde të reja me kriteret e garantimit të cilësisë optimale.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, buxheti është rritur me mbi 27 për qind për Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë për listën e barnave esenciale dhe programeve specifike nga 11.2 milionë euro sa ishte në vitin 2022,  në 21.2 milionë euro për vitin 2023.

“Kemi rritur buxhetin për përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e pajisjeve mjekësore, për përmirësimin e cilësisë dhe zgjerimin e shërbimeve të reja. Kjo do të mundësojë që të ketë materiale dhe mjete të mjaftueshme, për profesionistët shëndetësorë dhe njëkohësisht do të rinovohen dhe modernizohen institucionet shëndetësore, qoftë ato spitalore dhe ato ambulatore”, thuhet në publikimin e MSH-së për buxhetin..

Megjithëse Qeveria e sheh këtë si një buxhet shpresëdhënës, të njëjtën gjë nuk e mendojnë profesionistët shëndetësor.

ADVERTISEMENT

Drejtori i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thotë për “IndeksOnline”,  se megjithëse buxheti është më i lartë këtë vit, është vështirë që të sjellë përmirësime, duke pasur parasysh se si funksionon sistemi ynë shëndetësor.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Mendoj që në disa linja mund të stabilizohet. Por jo të avancohet. Nuk është buxhet i vogël. Por për të pasur rezultate me të mira në atë buxhet, duhet të krijohet sistemi. Ne kemi deklaruar shumë qartë që në fillim të vitit, ku ka qenë prezent dhe përfaqësuesi i kryeministrit dhe ish ministri i shëndetësisë. Të gjithë kemi qenë dakord, që ne nuk kemi sistem shëndetësor. Ne kemi institucione që ofrojnë shërbime shëndetësore. Dhe në moment, kur t’i nuk ke sistem, gjithë ai investim shkon si një pikë në oqean. Sepse nuk ke sistem, i cili do të menaxhoj planifikueshëm ato të holla”, tha ai.

Sipas Sejdiut në buxhetin e vitit 2023, nuk ka investime serioze sa i përket resurseve njerëzore. Ndërsa thekson se me një sistem menaxherial të shthurur siç e ka shëndetësia tani,  është e vështirë të këtë përmirësime, përkundër buxhetit të ndarë.

“Ne nuk kemi parë investime serioze, apo hiq të planifikuara në resurse njerëzore. Në ngritjen e kapaciteteve, ngritjen e njohurive. Ajo është një mungesë e madhe. Nëse këto nuk menaxhohen si duhet, një sistem menaxherial komplet i shthurur dhe i dështuar deri më tani. I vërtetuar që është i dështuar prej vet menaxherëve, të cilët udhëheqin tani. Atëherë ky buxhet nuk do të jetë  i mjaftueshëm. Me siguri ne do të shohim, shpresoj të jem gabim, se do të shohim se në mes të vitit 2023, të njëjtat probleme do të na përsëriten”, tha ai.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh dhe anëtarë i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu thekson se Qeveria e Kosovës po manipulon me shifra.

“Krahasuar me Bruto Produktin vendor të Kosovës, në vitin 2020 buxheti për shëndetësi ka qenë 272 milion, krahasuar me BPV kanë qenë 3.4 për qind e BPV. Buxheti i tanishëm 296 milion krahasuar  me Bruto Produktin Vendor të planifikuar për vitin 2023 i bjen 3.1 për qind e bruto produktit vendor. krahasimisht buxheti është më i ulët në përqindje për shëndetësinë…Qeveria manipulon me shifra. Ndërsa në realitet nuk ka rritje të buxhetit për shëndetësinë. Problemet janë të mëdha”, tha ai.

Haxhiu po ashtu theksoi se në buxhetin e vitit 2023, nuk shihet adresim i problemeve kyçe, që janë në shëndetësi, si reduktimi i listave të pritjes, stimulimin e profesionistëve shëndetësor si dhe furnizimin me barna.

” Viti 2022 dhe 2021 kanë qenë vitet me mungesa më të mëdhatë barnave në listën esenciale. Ndonëse buxheti ka qenë i madh. Gjithashtu dhe korrupsioni dhe hajnia kanë qenë prezente dhe për shkak të tyre nuk ka pasur furnizim me barna…Në anën tjetër, nuk ka mbështetje për profesionistët shëndetësor. Kur çmimet të disa produkteve mjekësore janë dyfishuar, atëherë dhe dyfishimi i buxhetit për barna, pra nuk është që ka me ba përmirësimin e situatës, sa i përket furnizimit me barna. Përkundrazi kjo qasje ka me thelluar dhe më shumë mungesën e barnave nga lista esenciale”, thotë Haxhiu./IndeksOnline/

Poste të ngjashme

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike...

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

16/01/2026, 17:17

  Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve. Ministrja në...

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

16/01/2026, 17:06

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me njoftim për hetimin dhe verifikimin e pretendimeve për keqtrajtim nga zyrtarët policorë në...

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

16/01/2026, 8:37

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Hafiz Ismajl Haki” në Prizren. Sipas policisë,...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Digjet një shtëpi në Vushtrri, vdes një 80-vjeçare

16/01/2026, 8:14

Një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë është djegur, ku si pasojë ka vdekur një 80-vjeçare, shkruan Reporteri.net. Rastin e...

Lajmi i fundit

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

16/01/2026, 17:17
Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

16/01/2026, 17:06
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij

16/01/2026, 8:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv