“Mjerët ne kush po na udhëheq”, Bajrami e LDK-së i reagon Kurtit për numrin e votave për president
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti lidhur me deklaratat e...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkaktuar të qeshura pas fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj.
Teksa diskutohej për çështjen e ekspertit që paguhej 1000 euro dita, të angazhuar nga MINT-i, deputeti Kokaj ka sjellë një përvojë se si një ekspert japonez fitoi 300 mijë dollarë për funksionalizimin e një laboratori.
“Dy diskutant të fundit i çmoj se janë njerëz që në kohën në luftën e kanë eksponu trupin para plumbit, i çmoj tejmase. Por, lidhur me komentin e vlerës se sa paguhet eksperti, po më duhet të them një – në eksperiencën time në Universitetin… mbetëm dy tre-muaj, s’dinim me laboratorin laserik dhe erdh profesor Çigjiyci nga Japonia. A m’besoni më pak se 15 minuta ka fituar 300 mijë dollarë”, ka deklaruar ai.
Lidhur me këtë, ka kërkuar kundër-replikë deputeti I PDK-së, Hajdar Beqa. Konjufca ka shfrytëzuar këtë për t’u tallur me deputetin Kokaj.
“Ni kundër-replikë a? Për qat profesor Fuxhimori a qysh e pat emrin ai?”, ka deklaruar Konjufca.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti lidhur me deklaratat e...
Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e sotme në Baincë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një...
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se vetëm një shumicë prej 84-85 deputetësh do...
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me ftesat e Kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion...
Kryeministri Albin Kurti ka pretenduar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që dy emrat për president të jenë...