https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Profesori britanik: Shkëmbimi i territoreve do të ishte zgjidhja më e logjikshme

Profesori britanik: Shkëmbimi i territoreve do të ishte zgjidhja më e logjikshme

Ky është plani më i mirë që ka dalë ndër vite nga Brukseli.

Kështu e vlerëson propozimin e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, profesori nga London School of Economics, James Ker Lindsay.

Lindsay, thotë se Kosova për një kohë të gjatë që ka mbetur e bllokuar ne arenën ndërkombëtare, prandaj sipas tij për të lëvizur përpara duhet ta pranoj këtë marrëveshje me Serbinë.

“Mendoj se është një propozim shumë më i mirë nëse i krahasojmë më të kaluarat, ka disa ndryshime pozitive. Por, ajo që më shqetëson më së shumti është mënyra se si do të zbatohet ky plan, pra palëve duhet t’iu caktohet një kohë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Nëse nuk zbatohen këto marrëveshje atëherë është e sigurt se do të ketë serish kriza. Të jemi të sinqertë ka një kohë të gjatë që Kosova ka stagnuar në arenën ndërkombëtare, ka akoma shumë shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë. Kosovës i duhet shumë kjo marrëveshje që të bëjë progres të mëtutjeshëm”, deklaroi ai për Tëvë1.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Profesori britanik tregon se përgjatë këtyre viteve Kosova ka qëndruar para dy zgjidhjeve, shkëmbimi i territoreve ose autonomi për komunitetin serb.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Megjithatë ai shprehet i bindur se në asnjë forme Kosova nuk do ta ketë fatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

ADVERTISEMENT

“Gjithmonë ishin vetëm dy rrugë për zgjidhjen e problemit me Serbinë. Njëra është shkëmbimi i territoreve dhe tjetra është autonomi për komunitetin serb, e para nuk gjeti mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë situatë në të cilën është Kosova duhet ta pranoj një formë autonomie për komunitetin serb, dhe kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë bosnjëzim. Disa njerëz me qëllim po synojnë të dezinformojnë për këtë gjë duke krijuar panik për publikun. Duhet ta kuptoni se nuk do të jetë një Republike Serbe brenda Kosovës. Ka shumë modele të autonomisë që nuk ngjasojnë më Republikën Serbe në Bosnje. E nëse me pyesni se si do e zgjidhja këtë çështje atëherë do të ishte shkëmbimi i territoreve, kjo për mua është do të ishte zgjidhja më e logjikshme”, u shpreh ai.

Ndryshe nesër gjatë pasdites pritet të zbarkoje në Prishtine, ndërmjetësuesi kryesor i këtij procesi Miroslav Lajçak.

Poste të ngjashme

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Lajmi i fundit

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20
Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv