https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Prokurori i rastit të Shalës: Kemi vendosur që të heqim disa dëshmitarë

Prokurori i rastit të Shalës: Kemi vendosur që të heqim disa dëshmitarë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Prokurori i rastit, ka thënë që kanë vendosur që t’i heqin disa dëshmitarë në këtë çështje.

“Çështja e prokurorisë nuk ka ndryshuar. Ne kemi vendosur që të heqim disa dëshmitarë, gjë e cila është tërësisht normale në momentin kur shkon në gjykim, në mënyrë të tillë që ta kemi më të përqendruar çështjen. Sa i takon dokumenteve të reja që i kemi shtuar, mendoj që ndoshta avokati i referohet kërkesës për të ndryshuar listën e dokumenteve”.

“Këto janë të vetmet dokumente të cilat ne i kemi shtuar në prezantimin e çështjes tonë. Dy dokumente, kanë të bëjnë me statusin e dëshmitarit në fund të korrikut. Prokurori, gjithashtu shpjegon që ndoshta nuk synon që t’i përdorë këto dokumente në gjykim, megjithatë ka vendosur që t’i përfshijë këto dokumente, për të qenë sa më përfshirës në dokumentet që i jep mbrojtjes”, tha tutje ai, transmeton Klankosova.tv.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndryshe ish-komandanti i UÇK-së u arrestua më 16 mars 2021, në Belgjikë. Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020. Ai ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Në parashtresat e mbrojtjes për konferencat për përgatitje për gjykim në rastin e Pjetër Shalës, thuhet se ende nuk kanë marrë gjithë materialet nga Prokuroria, derisa shtojnë se presin të jenë gati për gjykim në janar të vitit 2023.

Poste të ngjashme

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 5 prill në Podujevë ka përfunduar tragjikisht, pasi një 22-vjeçar nuk ka...

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57

Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili dyshohej për përfshirje në një përleshje të shoqëruar me të shtëna...

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43

Reperi i njohur kosovar Buta ndodhet në kërkim policor, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një përleshje të shoqëruar...

Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”...

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

11/04/2026, 21:03

  Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, sot i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj....

Lajmi i fundit

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57
Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43
Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv