https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Prokuroria e Ferizajt tregon si ndodhi rasti në Shtërpcë, kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria e Ferizajt tregon si ndodhi rasti në Shtërpcë, kërkon paraburgim për të dyshuarin
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.K., i cili me vendim të Proku​rorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja ne tentativë”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 06 Janar 2023, rreth orës 14:00, në fshatin Gotovushë, komuna Shtërpcë, me dashje ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit M. S dhe S.S., ku, pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty, e nxjerr revolen e markës “Mossberg” dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasojë e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit, të cilët fillimisht dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin e Graçanicës, me të cilën ka kryer veprën penale“Vrasja e rëndë në tentative” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitiv të parë, i pandehuri në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka përdorur armën me leje të markës “Mossberg” model MC2C, kalibër 9X19mm, me të cilën ka kryer veprën penale“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, ndaj të nëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me 06 Janar 2023, rreth orës 13:00, në Brezovicë, komuna Shtërpcë, i pandehuri me përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij të markës “Golf V”, në pamundësi që të kyçet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, meqë aty kishte qenë një grumbull qytetarësh në rrugë, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revolen e markës “Mossberg” shtënë pesë herë në ajër, me çka ka kryer veprën penale“Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 1 të KPRK-së.

Poste të ngjashme

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, ka bërë të ditur se procesi i shtrirjes së shërbimeve në...

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

26/07/2026, 16:00

Policia e Kosovës shënoi sot Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë, përmes një sërë aktivitetesh përkujtimore, në...

Osmani në ditën memoriale të policëve të rënë: Lavdia për ta do të jetë e përjetshme

Osmani në ditën memoriale të policëve të rënë: Lavdia për ta do të jetë e përjetshme

26/07/2026, 14:28

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka kujtuar policët e rënë në kryerje të detyrës, ndërkohë i ka falënderuar të gjithë zyrtarët që...

Treni ndalet në Klinë, telat e rrymës bien mbi të

Treni ndalet në Klinë, telat e rrymës bien mbi të

26/07/2026, 14:03

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Kosovë, përkatësisht në Klinë, ku një tren është detyruar të ndalet pasi telat...

Kurti nga vendi ku është vrarë polici Enver Zymeri: Drejtësia do të veprojë, asnjë kriminel s’do të mbijetojë pa u ndëshkuar

Kurti nga vendi ku është vrarë polici Enver Zymeri: Drejtësia do të veprojë, asnjë kriminel s’do të mbijetojë pa u ndëshkuar

26/07/2026, 13:20

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri në Varage...

Lajmi i fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42
Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

26/07/2026, 16:00
Osmani në ditën memoriale të policëve të rënë: Lavdia për ta do të jetë e përjetshme

Osmani në ditën memoriale të policëve të rënë: Lavdia për ta do të jetë e përjetshme

26/07/2026, 14:28
Treni ndalet në Klinë, telat e rrymës bien mbi të

Treni ndalet në Klinë, telat e rrymës bien mbi të

26/07/2026, 14:03
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv