Prokurori i specializuar James Pace pretendon se mes majit dhe korrikut të vitit 1998, 38 persona ishin mbajtur të ndaluar në qendrën e ndalimit në Drenoc.
Ai tha se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë bërë keqtrajtime të shumta në disa zona në Kosovë.
Po ashtu, Prokuroria ka publikuar edhe një fotografi të Thaçit nga viti 1998, në afërsi të qendrës së ndalimit në Drenoc.
“Kanë bërë keqtrajtime fizike në Drenoc, Llapashticë. Viktimat u detyruan të hapin vetë varret e tyre. Të ndaluarit u vendosën në dhoma të mbuluara me gjak. Keqtrajtim të pamëshirshëm, ata që mbetën gjallë vuajnë edhe sot. Në Llapashnik, kanë bërë dëmtime të organeve trupore”, u shpreh ai.