NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë kanë protestuar para Qeverisë sot për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera.
Sokoli ka shkruar se disa nga protestuesit me maska janë nga Prizreni dhe njihen si militantë të PDK-së.
Tutje ata i ka ftuar “t’i heqin uniformat, kartelat e PDK-së dhe të dalin krah për krahë me Rashit Qalajn”.
Postimi i tij i plotë:
Kosova ka votu masivisht VETËVENDOSJEn dhe koalicionin e saj për të mos u shantazhuar Qeveria. Disa nga Prizreni, pa maska i njohim si militantët e PDK-së, kështu që lëreni hajgaret, hiqni uniformat, edhe kartelat e PDK-së që i keni në formën e atyere të pasluftës me shqiponjë dhe dilni hapur krahë për krahë me Rashit Qalajn./Infokus