Vetaksident i rëndë, humb jetën një person
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut. Rasti ka ndodhur rreth orës 6:00, ku dyshohet se...

Një automjet i Policisë së Kosovës sapo është bllokuar nga protestuesit në Zveçan.
Automjeti në të cilin ndodhen tre policë, gjatë patrullimit afër ndërtesës së komunës, sapo është vërejtur nga protestuesit të njëjtit i kanë dalë nga ana tjetër dhe e kanë bllokuar.
Aktualisht tre policët janë duke qëndruar në automjet dhe nuk janë duke ndërmarrë ndonjë veprim.
Ndërsa me të kuptuar situatën, numri i atyre që e kanë bllokuar automjetin po rritet
Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.
Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.
Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.
Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri.
Javën që shkoi, ndërkombëtarët i kërkuan Kosovës që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.
Pas situatës së krijuar në veri të vendit, sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. /KP
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut. Rasti ka ndodhur rreth orës 6:00, ku dyshohet se...
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me...
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Robert Doll” në Pejton. Sipas pamjeve të...
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ai publikoi në Facebook dy fotografi...
Profesori Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është ftuar nga “Oxford Union”, një nga forumet më prestigjioze në...