https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pse Daçiqi insiston që në Kosovë s’ka kosovarë por vetëm shqiptarë?

Pse Daçiqi insiston që në Kosovë s’ka kosovarë por vetëm shqiptarë?

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, duket i fiksuar tash e disa vite kundër ‘kombit kosovar’ me deklarata të reja në lidhje me çështjen që i dha edhe dje. Pse ekziston ky fiksim dhe çfarë reagimesh ka pasur në Kosovë?

Ish-kryeministri serb i lindur në Prizren ka qenë jashtëzakonisht destruktiv në raport me Kosovën. Fushata e çnjohjeve mendohet të jetë ideuar ndërkohë që e dimë se është materializuar po prej tij. Por, ai e ka përfshirë veten edhe në një debat që mbetet i nxehtë edhe në Kosovë: kombi kosovar.

Çka kishte thënë Daçiqi?

Daçiqi duket i vetmi – ose të paktën më i zëshmi – në Serbi që është aktivisht i angazhuar në këtë debat. Madje, edhe më shumë se plot zëra të rëndësishëm në Kosovë.

Gjatë një përplasjeje me ish-ambasadoren Vlora Çitaku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, z. Daçiq i kishte përcaktuar asaj arbitrarisht edhe kombësinë përmes këtyre fjalëve:

“Ju nga fillimi keni pasur në plan bashkimin me Shqipërinë, ju nuk jeni kosovare por shqiptare, këtu bëhet fjalë për pakicë kombëtare në vend të huaj që ka shpallur njëanshëm pavarësinë,” – kishte thënë ai.

Në një deklaratë tjetër, ai kishte dhënë argumentin e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në rastin e Kosovës s’mund të flasim për të drejtën e vetëvendosjes, pasi në Kosovë nuk ekziston një komb kosovar. Në Kosovë jetojnë shqiptarët të cilët e kanë një shtet,”

ADVERTISEMENT

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, i mëshoi po kësaj ideje duke u shprehur se shqiptarët e Kosovës e kishin shtet Shqipërinë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Reagimet nga kosovarët

Shumë aktivistë politikë që mbrojnë idenë se Kosova nuk është komb dhe që mbrojnë ende kërkesën për bashkim me Shqipërinë kanë qëndruar përgjithësisht të heshtur ndaj fjalëve të z. Daçiq.

Por, dikush i rëndësishëm duket se ka ndërruar mendje.

Në një intervistë të bërë para disa muajsh, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca kishte adresuar këto komente në mënyrë të befasishme duke i thënë këto fjalë:

“As Serbia nuk na pranon neve si komb, nuk na pranon si Kosovë… dmth a e ke pa Kosova nuk ekziston. Ata dëshirojnë të flasin për neve me Edi Ramën. Dmth për Serbinë nuk ekziston Kosova. Ashtu si për Putinin nuk ekziston kombi ukrainas. Kështu që pa u zgjidhë këto dy problematika, lej targat ti,”

Pra, Glauk Konjufca e pranon kombin e Kosovës? Në bazë të këtyre fjalëve, besohet që po.

Një tjetër reagim kishte ardhur edhe nga ana e gazetarit Halil Matoshi, i cili e kishte promovuar për kohë të gjatë idenë e kombit kosovar.

Duke shpërndarë një vegëz të një postimi ku tregohej se Daçiq i kishte thënë Vlora Çitakut “je shqiptare, jo kosovare” ai kishte dhënë këto fjalë:

“Pse Daçiq me kaq hez po e lufton kosovarizmin e Vlora Çitakut??? Jepni trime e trima! Ju që në emën të nji kombi unik shqiptar po bini me ni gojë me Beogradin zyrtar – që s’e duron entitetin juridik-politik të quejtun shtet kosovar – se me shqiptarë asht mësue me naipulu qe 100 vjet!?”

Kujtojmë se partia në pushtet, Vetëvendosje, vazhdimisht kishte avokuar për bashkim me Shqipërinë. Sidoqoftë, pas marrjes së pushtetit një kërkesë e tillë është shuar gati krejtësisht.

Post Views: 249

Poste të ngjashme

Ekrem Hyseni njofton se është mbajtur mbledhja finale e LDK-së, dhe konferenca do të mbahet këtë ditë

LDK premton fundin e korrupsionit dhe punësimeve familjare në Podujevë

20/09/2025, 23:42

  Podujevë – Në debatin zgjedhor të mbajtur në ATV, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të...

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

20/09/2025, 20:41

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka folur për deklaratën e ministrit...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë pësojnë lëndime

20/09/2025, 20:26

Sot, rreth orës 20:30, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet...

Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

20/09/2025, 19:54

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk ka dashur të komentojë mungesën e urimeve nga krerët institucionalë të Kosovës për...

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Kosova renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet minimale

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Kosova renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet minimale

20/09/2025, 17:50

Departamenti i Shtetit ka publikuar sot raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që...

Lajmi i fundit

Ekrem Hyseni njofton se është mbajtur mbledhja finale e LDK-së, dhe konferenca do të mbahet këtë ditë

LDK premton fundin e korrupsionit dhe punësimeve familjare në Podujevë

20/09/2025, 23:42
Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

20/09/2025, 20:41
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë pësojnë lëndime

20/09/2025, 20:26
Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

20/09/2025, 19:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv