Kampioni i Kosovës, FC Ballkani, sot zhvillon ndeshjen kthyese ndaj skuadrës nga Andorra, Santa Coloma, ku skuadra kosovare synon historinë, duke u bërë skuadra e parë nga Kosova që kalon në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndonëse nuk u paraqitën në mënyrën më të mirë në ndeshjen në udhëtim, Xhebrailat, dolën me fitore 2:1, duke ia lehtësuar vetes punët për sot, duke ditur që Ballkani nuk ka pësuar asnjëherë humbje në shtëpi gjatë ndeshjeve kualifikuese.
Kur ka mbetur shumë pak deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.
Ballkani (4-3-3): Koliçi; Halili, Jashanica, Thaqi, Potoku; Tolaj, Emërllahu, Ismajlgeci; Kryeziu, Adetunji dhe Karrica.

Santa Coloma (4-3-3): Navarro; Lopez, Chete, Garcia, Blasco; Molina, El Ghazaoui, Mohedano; Joaquinete, El Bakkali dhe Bolivar.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin e Llapit në Podujevë, që mbanë emrin e legjendarit, Zahir Pajaziti, me fillim nga ora 16:30.
Ndeshjen në Podujevë do ta gjykojnë gjyqtarët nga Ukraina, me kryesorin që është Oleksii Derevinskyi, që do të ndihmohet nga Shlonchak e Matyash. Gjyqtari i katërt është Kalonov, ndërsa në VAR Kopiievskyi si kryesor, e Shandor si ndihmës i tij.







