Lëvizja “Vetëvendosje” ka arritur të dal e para në Mitrovicë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Partia e Albin Kurtit mori gjithësje 19021 vota.
Mediat lokale të kësaj komune kanë publikuar një tabelë të rezultateve nga procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Sipas kësaj fotografie, aty prinë lideri i LVV-së, Kurti me mbi 6 mijë vota, duke u pasuar nga Glauk Konjufca me afro 5 mijë.
Një numër të madh të votave ka marrë edhe ministri Faton Peci. I pari i dikasterit të bujqësisë ka arritur të mbledh 4271 vota.
Po ashtu një numër të konsiderueshëm të votave ka arritur të marrë edhe ish-kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
Gjithsej Bahtiri ka marrë 2583 vota.
Mbi 2 mijë vota kanë arritur të marrin edhe Armend Muja e Arjeta Fejza. Muja ka marrë 2139 vota, kurse Fejza 2419.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është votuar nga 1514 qytetarë.
Procesi i numërimit po vazhdon ende në qytetin e Mitrovicës.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 9 Qendra Komunale të Numrimit në Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Junik, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Sipas njoftimit të KQZ-së, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.
Ndërsa, aktualisht procesi i numërimit është duke vazhduar në 25 Qendra Komunale të Numërimit.