https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Publikohet një bisedë që dëshmon lidhjet e djalit të Vuçiqit me grupin kriminal famëkeq serb, përmenden edhe Radoiçiq e Veselinoviq

Publikohet një bisedë që dëshmon lidhjet e djalit të Vuçiqit me grupin kriminal famëkeq serb, përmenden edhe Radoiçiq e Veselinoviq
Share on FacebookShare on Twitter

Portali malazez “Vijesti” publikon detaje nga një chat grupor në aplikacionin dikur të mbrojtur “Sky” në mes anëtarëve të grupit kriminal në Serbi të quajtur “Skaljarët”. Ata fjasin për presidentin serb Vuçiq dhe miqësinë e mirë me djalin e tij Danilon. Anëtarët  përmendin edhe disa punë që qeveria serbe ia ka besuar Milan Radoiciqit e Zvonko Veselinoviqit.

Një bisedë e re e publikuar nga Vijesti, tregon për afërsinë që djali i presidentit serb kishte me klanin famëkeq serb ‘Skaliarët”.

Kjo bisedë e zhvilluar në  në aplikacionin dikur të mbrojtur Sky, dëshmon se anëtari kryesot i këtij grupi, krimineli i akuzuar serb Veljko Belivuk ishte mik shumë i mirë prej shtatë vitesh me Danilo Vuçiqin, djalin e presidentit të cilin ai e quan “Danilon e vogël”.

Krimineli Belivuk ka pohuar në fund të majit 2020 se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i persekuton grupin famëkeq serb ‘Skaljarët’ sepse, siç pretendonte ai, njëri ndër kriminelët më të rrezikshëm në Ballkan,  Filip Koraq, ka dashur ta vriste, por edhe se autoritetet kompetente të Serbisë kishin shkruar një raport se edhe djali i Vuçiqit, Danilo kërcënohet nga ato grupe kriminale.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

““Danilon e vogël” njihen që shtatë vite dhe se  “i vogli Danilo e do shumë” dhe se kanë kontakte të mira përmes tij”, shkruan Vijesti.

Ai e shkroi këtë në një bisedë grupore në aplikacionin dikur të mbrojtur Sky, duke iu përgjigjur njërit prej liderëve të klanit ‘Kavac’, Milan Vujotiq, i cili ishte i interesuar nëse Vuçiq ishte në luftë me ministrin e atëhershëm të Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Lideri i grupit Vujotiq, i cili në atë kohë shkruante me pseudonimin Amico më pas gjatë kësaj bisede kalon në tregimin për Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin duke pohuar se atyre tashmë qeveria serbe ia ka besuar disa punë, duke mos treguar se cilat punë.

“Ai dhe Milan Radojiçiq janë erë e keqe, ne kemi marrëdhënie të këqija me ta, mashtruesit dhe gënjeshtarët janë mbushur me punë në korridor, por as ata nuk janë në gjendje më të mirë”, vazhdon biseda në grup.

Poste të ngjashme

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk mjafton të shohim...

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në...

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka mbajtur protestë në Prishtinë. Protesta...

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

01/05/2026, 8:10

Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në dysheme. Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar...

Lajmi i fundit

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18
Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58
Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31
“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv