Sot është publikuar videoklipi i këngës “Duje”, me të cilin Albina dhe familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë këtë vit në Eurovision.
Vizualizimi është përshtatur me tekstin dhe mesazhin e këngës, e që është bashkimi i familjes, shkruan Zeri.info.
Kujtojmë se Shqipëria do të paraqitet në natën e dytë të Eurovisionit, më 11 maj, në Liverpul të Britanisë së Madhe, ndërsa në garë janë 37 shtete.