https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Punëtorët e sigurimit të QKUK-së ende pa zgjidhje, afati i premtuar shtyhet

Punëtorët e sigurimit të QKUK-së ende pa zgjidhje, afati i premtuar shtyhet

Prej 32 ditësh, 280 punëtorë sigurimi në QKUK janë në grevë, pas mbarimit të kontratës me kompaninë e mëparshme dhe mungesës së një zgjidhjeje nga SHSKUK. Pavarësisht premtimeve mbi afate të caktuara, këto të fundit janë tejkaluar duke e bërë kështu akoma më vështirë të përballueshme gjendjen financiare të punëtorëve grevistë. Këtyre të fundit u është dhënë një afat i ri e i cili është e marta e javës së ardhshme.

Është dita e 32-të që Xhemajl Bajrami dhe i biri i tij, punëtor sigurimi në QKUK, presin një përgjigje për fatin profesional të tyre bashkë me 278 kolegë të tjerë.

E premtja e kaluar ishte afati i dhënë për kthimin në punë të punëtorëve, premtim i cili nuk u realizua nga ana e SHSKUK-së për arsye që s’dihen publikisht.

Për rrjedhojë, gjendja e punëtorëve grevist sa shkon e rëndohet.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Veç fjalë, 32 ditë me të soten, s’ka ardh të na vizitojë askush. Ka qenë vështirë. 90% e punëtorëve janë në kredi, kam të sëmurë në shtëpi. E kam gruan me kancer, kam shpenzime tjera po askush parasysh nuk po i merr. Krejt e dinë çka po lypim po askush s’don të ketë të bëjë me këtë… qysh ja kanë nis këta qe 33 ditë, javët po ecin e punët nuk po kryhen”, ka thënë Xhemajl Bajrami, Punëtor sigurimi në QKUK.

Ditën e djeshme, përfaqësuesit e punëtorëve kanë zhvilluar një takim me drejtorin e SHSKUK-së, Elvir Azizi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Për dallim nga herat e tjera, këtë herë e morën një lajm por edhe një afat të ri.

ADVERTISEMENT

“Takimi që kemi pas dje me drejtorin e SHSKUK-së e kemi një lajm paksa të mirë. Dje ka fillu procedura përmes drejtorit të SHSKUK dhe OSHP-së siç tha drejtori, më së shumti zgjat tre ditë përgjigja nga OSHP dhe kompanitë thirren pastaj të hënën, të martën që me përfundu kjo procedurë. Jemi të zhgënjyer që na kanë enë këtë muaj… jemi pa rroga”, ka thënë Hakif Sylejmani, Përfaqësues i punëtorëve.

Gjersa punëtorët presin përgjigje, gazetarë të sektorit të shëndetësisë, konsiderojnë se zvarritja e këtij procesi bëhet për një qëllim tjetër.

“Besoj tërësisht se është skemë interesi, se ku ndërthuren interesat s’mund ta drejtoj gishtin askund por besoj tërësisht se është skemë interesi. Aq më tepër tani, në historinë e dhënies së këtij tenderi është vlera më e lartë sepse është rritur kostoja dhe numri i punëtorëve dhe besoj plotësisht se është skemë interesi”, ka thënë Bujar Vitija, Gazetar tha për rtvd.

Siç ka ndodhur rëndom tash e mbi një muaj, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nuk ka dhënë përgjigje rreth kësaj çështjeje./botasot

Poste të ngjashme

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

18/11/2025, 10:31

Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 45 aksidente trafiku ku prej tyre 19 me të lënduar...

Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit të keq

18/11/2025, 8:46

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se procesi mësimor për ditën e sotme është anuluar, për shkak të kushteve...

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

18/11/2025, 7:50

Një vajzë e mitur 14-vjeçare është therur me mjet të mprehtë nga një 12-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur dje...

Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë, Policia jep detaje

17/11/2025, 23:49

Një therrje me thikë ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Prizren, ku një 12-vjeçar ka therur me thikë...

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

17/11/2025, 22:00

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Glloboderi nga Podujeva, ka rrëfyer historinë e takimit me Hami Zejnullahun, bashkëluftëtarin e ri që më...

Lajmi i fundit

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

18/11/2025, 10:31
Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të motit të keq

18/11/2025, 8:46
E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

18/11/2025, 7:50
Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë, Policia jep detaje

17/11/2025, 23:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv